Të dhëna të reja dalin në dritë në lidhje me grabitjen e paprecedent të kryer një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Tre personat e armatosur që sulmuan një makinë të transportit të vlerave monetare teksa ajo po kalonte shuma të mëdha valute në një avion, kanë qëlluar në ajër për të trembur punonjësit e sigurisë.
Ngjarja ndodhi kur në avion gjendeshin të paktën 150 pasagjerë, raporton Lapsi.a.
Fillimisht është menduar se bëhej fjalë për një sulm terrorist, të ngjashëm me ato të ndodhur në Stamboll.
Por më pas është kuptuar që bëhej fjalë për grabitje.
I gjithë momenti i grabitjes është filmuar nga kamerat e sigurisë.