Grabitja në "Rinas"/ Pse nuk ra sistemi i alarmit kur u pre brava e derës?

2 Korrik 2016, 09:58Kronika TEMA

Hetimi i deritanishëm për supergrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit ka evidentuar një sërë mangësish dhe shkeljesh nga administrata e Aeroportit dhe nga “ICTS”, kompania përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit.

Sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues. Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve.

Po kështu, në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tre vetave të paarmatosur, që nuk patën çfarë të bëjnë.

Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.

1 komente në “Grabitja në “Rinas”/ Pse nuk ra sistemi i alarmit kur u pre brava e derës?”

  1. Rinald says:

    …edhe sikur te shperthente ndonje avion aty nuk do te binte asnje lloj alarmi ate dite,keto isinuata logjike i kupton edhe nje femije 5 vjec, kapni autoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje