BUXHETI/ Miliona euro për policitë private, marrin edhe më shumë se Policia e Shtetit

2 Korrik 2016, 10:01Kronika TEMA

Shteti shqiptar shpenzon shuma të konsiderueshme për subjekte private për të siguruar mbrojtjen e gjithanshme të institucioneve shtetërore.

Madje, shuma që shpenzohet për këtë qëllim ja kalon asaj që përdoret nga buxheti i shtetit për të financuar veprimtarinë e aparatit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas Open Data, që hedh dritë mbi sasinë dhe shumat e transaksioneve të kryera nga thesari, rezulton nga data 1 janar 2015 deri në datën 1 korrik 2016 (18 muaj), nga Thesari i Shtetit për këtë kategori janë paguar 1.980.664. 232 lekë, përmes 5.352 transaksioneve ose 14.5 milionë euro.

Sipas Shqiptarja.com, në të njëjtën kohë,  aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në total për 18 muaj ka shpenzuar nga buxheti 1.395.565.032 lekë.

Kompania me vlerën më të lartë të transaksioneve për këtë kategori shpenzimi rezulton Eurogjici me 254 transaksione, në vlerë totale 146.635.539 lekë, pasuar nga Trezhnjeva 142.602.762 lekë nga 221 transaksione. Në vlerën e transaksioneve mbi 100 milionë lek të reja qëndrojnë edhe kompani si Tony-Security dhe Kumria.

7 komente në “BUXHETI/ Miliona euro për policitë private, marrin edhe më shumë se Policia e Shtetit”

  1. Urgjent ligj i ri per SHRSF says:

    Nuk ka shperdorim me te madh dhe cenim te te drejtes kushtetuese per pune sesa kjo historia e policive private.
    Nese cdo institucion ka nevoje te vazhdueshme per nje a me shume roje, perse nuk jane staf i brendshem i institucionit keta, e te paguhen si njerez, me rroge te plote?
    Apo si do pasurohet Safet Gici?!
    Ky dhe shoket e tij Nazeri, Brecani, Trezhnjeva etj etj, u paguajne gjasme me banke 400.000 lek te vjetra rroge mujore atyre viktimave 50kg burri, por karten e ATM e mbajne vete dhe i terheqin po vete. Ketyre “policave” te dh..jere iu japin nga 160.000 leke n muaj. Dhe pretendojme ne qe keta te na mbrojne ne?!!!!

    1. korcari says:

      Te pershendes per shkrimin,te njejten gje kam konstatuar edhe une por….?ce do, nuk eshte e thene te behemi shtet.Ka vene edhe emrin evropian euro gici[derri]eshte edhe president i perparimit[kukesit]mishi me dy sy.Pika qe nuk na bie ne shqiptareve….

  2. korcari says:

    Euro gici,qe na qenka edhe president i kuksit,turp mishi me dy sy.Harxhon parate e taksa paguesve shqiptare kapteri euro gici,ose dosa edhe na ben moral sikur jane leket e tij.Moj kasolle ku na mblodhe?

  3. tironci says:

    kompanit e k..it per te vjedhur jane vetem, kan gisht ne kete vjedhje kjo eshte e sigurt,,, gjithe hajdutet jane bere security ,,, me pak fjale ja varem melcit ujkut ne qafe,,,

  4. Pensionisti says:

    Kur pashe se kush ishte president i Eurigici sicurity me erdhi per te vrare vehten dhe njekohesisht dhe per te vjelle megjithse jam 70 vjec me ata derra parazite qe vjedhin ne menyre makabre me licencat e Ministrise se rendit…O Zot ma fal shpirtin……Ja u qif…a rendin dhe tranzicionin.

  5. Tomorri says:

    A di kush se kush nga shteti merret me policine private? Them keshtu se u ankova qe marrin miljona nga shteti dhe i paguajne rojet fakira nga 15000 leke, me te tjerat bejne pallate, blejne troje, kane ngritur fabrika, shpenzojne me te fortet , ata qe njihen mire nga policia per te fituar tendert. U ankova nje here ne zyren e punes se pronari e ka fituar tenderin me 49 000 leke per roje dhe nuk na pagun oret e nates sipas kodit punes, ditet e pushimit, festat etj. Erdhen dy zonja te zyres punes dhe i thane pronarit – kemi ardh per kontroll se ka ankesa nuk u paguan keto dhe ato. Nuk i kerkuan kontratat se sa vendroje kishin naten e mbasdite por moren nga 10000 leke dhe nga nje renbull dhe i thane pronarit – muajin tjeter hidhi ndonjerit ore nate se del zbuluar keshtu se na kerkojne dhe neve llogari. Ja ky eshte shteti.

  6. mirel says:

    Pse presidenti i Eurogicit e ka fajin qe i jep leke shteti?
    Si ka mundesi qe paguan shteti policine private?
    Nese e paguan shteti duhet te jene patjeter nomenklature e shtetit.
    Kjo historia e koncesioneve eshte shtet paralel ne Shqiperi dhe nuk ka te beje me kete president te Eurogicit.
    Ka te beje me doren mafioze qe sundon sot ne Shqiperi dhe tallen hapur me popullin shqiptar.
    Derra budallenj qe nuk kuptoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje