VIDEO/ Zbulohen pamjet, ja si u krye grabitja në Rinas

3 Korrik 2016, 09:21Kronika TEMA

Publikohen pamjet nga momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të vidhnin rreth një milion Euro të një banke të nivelit të dytë në pistë, teksa po transportoheshin nga terminali në avion me destinacion Italinë.

Report TV ka siguruar videon e grabitjes. Ajo është realizuar në vetëm 4 minuta, pasi në 14:23 minuta makina futet në aeroport, ndërsa në 14:27 minuta mjeti i kuq tip ‘Benz’ del nga porta. Sipas raportit të shërbimeve të sigurisë së aeroportit policia është lajmëruar vetëm një minutë pas grabitjes në 14:28.

2 komente në “VIDEO/ Zbulohen pamjet, ja si u krye grabitja në Rinas”

  1. mergim tari says:

    Eshte krim I organizuar nga hajdutet dhe rojet privatete aeroportit
    Duhet te futen te gjthe ne burg dhe te marrin denimin maksimal qe jepet per kete veperpenale….
    Me duket eshte bashkepunim ne vjedhje, neglizhence ne kryerjen e deyres. Por perderi sa keto roje kane lene makinen te hyje ne nje zone rreptesisht te ndaluar ne nje kohe teper te tensionuar, rojet duhet te denohen edhe per rrezikim te sigurise kombetare. Po te doje shteti dhe prokuroria, ua shtyp koken ketyre pisave.

    Ne thr njejten kohe duhet te denohen patjeter ata qe bejne transportin e pareve ne kete menyre. Pra banka. Nuk kam degjuar ne ndonje vend evropian qe veprimet financiare te behen me avion……… Une di qe cdo operacion financiar kryhet ne menyre kompjuterike. Keto ngjajne me kohen e filmave te CLINT EASTWOOW……

  2. Treviso says:

    Sipas pamjeve filmike vjedhja ka qene e organizuar nga punojsit e sigurise se aeroportit.
    Ne piste nuk munde te hyje nje automjet i pa kontrolluar dhe pa sinjalistiken perkatese qe kane automjetet e pistes. Punonjsi i sigurise qe monitoron telekamerat nuk ka njoftuar ne kohen e duhur. Kjo eshte e qellimshme dhe vjedhja vjen nga aty ku monitorohen telekamerat, domethane nga zyra e sigurise se aeroportit.Automjeti i bardhe qe çfaqet pasi hyn automjeti benx nuk kryen asnje veprim. Po te mos ishte e organizume vjedhia, si ka mundesi qe benxi te shkoje me shpejtesi direkt tek avjoni duke mos njohur rrugen, qe te çon atje ku jane thaset me leke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje