Grabitja në "Rinas": Policia ofron 30 mijë euro për çdo informacion

2 Korrik 2016, 14:07Kronika TEMA

Pas arrestimeve të para lidhur me grabitjen në Rinas, policia e Durrësit i drejtohet për ndihmë qytetarëve, duke shpresuar në bashkëpunimin e tyre për kapjen e grabitësve.  Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit njofton se vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja.

“Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë. Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e­mail, [email protected] si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës”­ njofton policia.

Policia duke falenderuar qytetaret për bashkëpunimin siguron se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

4 komente në “Grabitja në “Rinas”: Policia ofron 30 mijë euro për çdo informacion”

  1. Rinald says:

    …sa here ka ndodhur qe kjo strategji e ofrimit te parave ne kembim te informacionit ka rezultuar e suksesshme, kjo eshte pa vlere

  2. loqetallsi says:

    Shoke polica !!! kriminelet iken ne drejtim te veri pernimit,i pajsh me site e maj,hudh 30 mije tash hihihihihi

  3. mirel says:

    Mire 3 milione Eurot qe ikin, mire thesari i shtetit qe gjobitet nga privatet se i do bytha kryeministrit te rroje me koncesione-se eshte menyre vjedhjeje me leje nga shteti, po qytetari shqiptar duhet te paguaje dhe 30 mije euro shtese per policine per kapjen e autorit.
    Le ta kapi policia private dhe kryeministri qe i lejon

  4. sabri78 says:

    keto policite private paradite ruajne naten vjedhin dhe vrasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje