Reforma/ Si do të kontrollohen figura dhe pasuritë e gjyqtarëve

3 Korrik 2016, 09:28Kronika TEMA

Projektligji i ri “Për rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokurorëve” i jep të drejtën ILDKP-­së që të mos mjaftohet vetëm me deklaratën e pasurisë së anëtarëve të sistemit të Drejtësisë dhe familjarëve të tyre, por të hetojë llogaritë bankare, transaksionet dhe pasuritë e paluajtshme brenda apo jashtë vendit.

Neni 26 i projektligjit parashikon procedurat si do të kryhet vlerësimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë nen i jepet kompetencë ILDKP­së që të kërkojë informacion nëpërmjet Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumente për pasuritë dhe pronat brenda apo jashtë vendit, si dhe transaksionet e kryera prej tyre.

“ILDPKI mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, me kërkesën e tyre, kanë të drejtë të konsultojnë, kopjojnë ose hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimi ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese”, thuhet në nenin 26 të projektligjit. ILDKP­ja do të ketë 180 ditë kohë për të kryer verifikimin e financave dhe më pas do të hartojë një raport të hollë­ sishëm nëse prokurori apo gjyqtari që po rivlerësohet ka fshehur apo jo pasuritë, apo ka kryer deklarim të rremë.

Lidhjet

Procesi më delikat do të jetë ai i kontrollit të figurës që do të kryhet nga grupi i institucioneve, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme në varësi të Ministrisë së Brendshme. Këto institucione do të vërtetojnë nëse prokurori apo gjyqtari ka pasur lidhje me persona të botës së krimit, në qoftë se ka qenë në një drekë apo qoftë dhe në një ambient të përbashkët. Nëse të afërmit e tyre kanë pasur kontakte, apo nëse është kryer qoftë dhe një telefonatë e vetme me persona të inkriminuar. Në këtë projektligj është parashikuar dhe mundësia që të merren parasysh denoncimet e qytetarëve, madje dhe dëshmitë e tyre, raporton Panorama.

“Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, si dhe në informacione konfidenciale dhe informacione të tjera të disponueshme. Rrethanat që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar janë kur: a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar; b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një telefonatë me një person të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në nenin 31 të projektligjit.

3 komente në “Reforma/ Si do të kontrollohen figura dhe pasuritë e gjyqtarëve”

  1. Opinion says:

    LARGIMI NGA DETYRA ESHTE ZGJIDHJA ME E MIRE , POPULLI ESHTE I NDERGJEGJSHEM QE SHUMICA E GJYGJETAREVE KANE ABUZUAR NE DETYREN E TYRE .

  2. Treviso says:

    1- Punonjsit e drejtesise nese gjenden te parregullt per te vazhduar detyren duhet i hiqet liçensa, per te mosvazhduar pune ne menyre private si avokat.
    2-Si munde ti besohet SHIKU-t verefikimi i punojsve te drejtesise, kur ato jane militante te skuadres kriminale dhe mafjoze te kryekriminelit Berisha?
    3- Kush duhet ta pastroje SHIKU-n nga punonjes te inkriminuar? Me ligjet qe jane qeveria me policine e shtetit nuk arrine te pastroje SHIKU-n pa u kryer reforma.

  3. Ela says:

    Jo largim nga detyra eshte e fundit, sekuestrim pasurie, burg, pastaj largim nga detyra. Po krahas gjykatesve prokuroreve duhet te kontrollohen edhe sekseret avokat, te gjithe mjeket shqiptar qe i kan thith gjakun ketij populli. Ish drejtues komunash e drejtor drejtorish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje