Rregullat e reja të kolaudimit të makinave prej 1 korrikut

3 Korrik 2016, 10:13Kronika TEMA

Prej 1 korrikut në Shqipëri ka nisur të zbatohen normat e reja të kolaudimit të automjeteve.

Këto rregulla kanë të bëjnë me forcimin e kritereve për emetimin e gazrave, për t’i përafruar ato me Bashkimin Europian.

Tani, norma e lejuar e emetimit të gazrave do të jetë 20 % më e ulët. Për makinat e vjetra, norma do të jetë më e lartë.

Nëse mjetet motorike nuk e kalojnë testin e emetimit të gazrave pronarët mund të kërkojnë ripërsëritjen e tij. Në të kundërt do të duhet t’i drejtohen mekanikut për të zgjidhur problemin.

Ministria e Transporteve po i praktikon normat e reja në një kohë kur drejtuesit e saj janë në dijeni se nafta dhe benzina që shiten në Shqipëri kanë probleme me cilësinë.

Cilësia e karburanteve është një ndër shkaqet kryesore të moskalimit të testit të kolaudimit nga automjetet.

3 komente në “Rregullat e reja të kolaudimit të makinave prej 1 korrikut”

  1. vjeshta says:

    Atehere ne qofte se apriori eshte faji i karbirantit, qeveria kolaudin t’ua beje pikave te shitjes se karburantit!

  2. Liri says:

    Eshte nje tallje. Mos valle karburanti eshte 20% me i paster. I fituari eshte koncesionari, qe do na sorrollase me teper, e do paguajme me teper.

  3. Treviso says:

    Qeveria duhet te kolaudoje karburantet. Pasi te kete bere kete ti drejtohet automjeteve. Automjetet po te djegin vaj ne vend te karburantit dhe pse jane te reja i bllokohen katalizatoret. Po ti behet nje kontroll te rregullt automjeteve te shtetit dhe ato dalin nga qarkullimi. Pse? Kete duhet ta sqaroje ministria e transporteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje