Greqi, arrestohet babai shqiptar që mbante mbyllur prej vitesh dy vajzat e tij dhe i dhunonte

4 Korrik 2016, 12:12Kronika TEMA

Organet e policisë greke kanë arrestuar një shtetas shqiptar, 43 vjeç, me akuzën se detyronte për vite me radhë dy vajzat e tij, 15 dhe 17 vjeç, të rrinin më të shumtën e kohës të mbyllura në shtëpi, ndërsa i shante, i kërcënonte dhe shpeshherë ushtronte dhunë mbi to.

Ngjarja ka ndodhur në Velestino, një qytet i vogël me 5.000 banorë, 20 km në perëndim të Volosit.

Pas denoncimit që është bërë për shtetasin shqiptar, organet greke e kanë arrestuar dhe e kanë çuar në Prokurorinë e Volosit.

Ndërkohë janë marre në pyetje edhe dy vajzat e tij, të cilat do të vizitohen edhe nga mjeku ligjor, ndërsa konkluzionet e tij do t’i shtohen dosjes së akuzave të babait të tyre.

Për shkak se çështja është ende në hetim, nuk jepet ende identiteti i shtetasit shqiptar.

1 komente në “Greqi, arrestohet babai shqiptar që mbante mbyllur prej vitesh dy vajzat e tij dhe i dhunonte”

  1. Fotaq says:

    E shikoni o Alvanoze na e skuqet faqen e byces

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje