Grabitja, dyshime se drejtuesi i mjetit punonte në aeroport

4 Korrik 2016, 16:19Kronika TEMA

Drejtuesi i makinës tip “Benz”, që u fut në aeroportin e Rinasit dhe kreu grabitjen e rreth 1 milion eurove, dyshohet se është punonjës i brendshëm i aeroportit ose ish-punonjës në sektorin e Kargos dhe pranë kompanisë së Sigurisë.

Burime nga grupi hetimor i thanë televizionit Klan se, është kërkuar nga TIA një listë e plotë e punonjësve që nuk ndodheshin në shërbim në momentin e grabitjes, gjithashtu një listë tjetër me punonjësit e larguar nga puna dhe motivacionet e largimit pritet t’i dorëzohet hetuesve ditën e martë.

Shkak për dyshimet e ngritura është bërë itinerari i përshkruar dhe saktësia e treguar nga ana e drejtuesit të mjetit që, nga hyrja në derën dytësore për tek porta A, ku ndodhi grabitja dhe kthimi në një rrugë tjetër që nga pak veta dihet, e cila i ka nxjerrë autorët nga e njëjta derë duke i ruajtur nga një përballje me strukturat e sigurisë në rast evidentimi.

Në ndihmë të hetimit në pyetje janë marrë banorët e shtëpive përballë aeroportit  pasi ditën e ngjarjes  një person kishte deklaruar se, mjetin tip “Benz” e kishte parë të parkuar disa orë para ngjarjes në një rrugë dytësore përballë portës nga e cila hyn autorët. Kjo zonë është bërë objekt ianalizimit nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore.

1 komente në “Grabitja, dyshime se drejtuesi i mjetit punonte në aeroport”

  1. Treviso says:

    Po nuk e zbardhen dhe kete krim grupi hetimor i kriminalistikes te ndrroje zanatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje