Zëdhënësja e TIA sot bëri një deklaratë, sipas të cilës përgjegjësia nuk është e TIA por e Policisë. Ndërkohë që nga ana tjetër, zëdhënësja nuk dha asnjë shpjegim për gjithcka ka dalë në media, të dhëna të cilat kompromentojnë rëndë sigurinë e kompanisë private në të vetmin aereoport ndërkombëtar që ka Shqipëria.
Le ti marrim me rradhë:
TIA: Gardhi nga ku hyri makina e grabitjes, përgjegjësi e policisë
Marrëveshja e Koncesionit e Rinasit e vitit 2004, e cila është e ratifikuar me Ligj parashikon se:
– pika 4.3 (g), Detyrimet Kryesore të Shoqërisë, “të … mirëmbajë Perimetrin e Rrethimit të Sigurisë së Aeroportit”
– pika 12 (a), Siguria dhe Mbrojtja “Shoqëria do të jetë përgjegjëse për sigurinë në zonën e koncesionit”
– shtojca 25, pika 2, ngarkon Shoqërinë për përdorimin e një sistemi vëzhgimi me kamera CCTV që do të mundësojë vëzhgimin e të gjithë pjesëve të perimetrit (gjë që nuk realizohet). Gjithashtu, sipas po kësaj Shtojce, është detyrimi i Shoqërisë që rrethimi të mos kalohet me lehtësi.
TIA: Njoftimi është bërë në momentin kur makina ishte në aeroport
Nga hetimet e deritanishme që drejtohet nga Prokuroria, është vërtetuar se Policia u njoftua pasi makina ka dalë nga aereoporti. Është kjo arsyeja përse 5 zyrtarët e kompanisë private të sigurisë u arrestuan dhe janë lënë sot në burg, me vendim gjykate, sepse kanë njoftuar policinë vetëm pasi makina e grabitësve ka dalë nga rrethimi i aereoportit.
TIA: Punonjësit e policisë ka qenë pak metra larg vendit të ngjarjes
Punonjësit e policisë nuk kanë qënë as pak metra e as qindra metra afër vendit të grabitjes. Kjo është tashmë e konfirmuar nga kamerat e sigurisë. E kundërta është e vërtetë. Një mjet i ICTS i tipit Follo-me ndodhet më pak se 5 metra nga furgoni i grabitur, pikërisht në momentin e grabitjes, dhe largohet me shpejtësi sapo shikon grabitjen. Po kështu, një mjet tjetër i bardhë, i sigurisë së aereoportit, ndalon përpara furgonit të trasportit të parave, pikërisht në momentin e vjedhjes, dhe nuk bëri asgjë për të njoftuar policinë.
TIA: ‘ICTS’ s’ka asnjë kompetencë që të ndërhyjë, s’ka armë
Përgjegjësia e ICTS në këtë rast nuk është që të reagojë në momentin e një krimi, por të marrë masa për të parandaluar këto ngjarje, nëpërmjet sigurisë së perimetrit, mirëmbajtjes së rrethimit, funksionimit dhe fushë-pamjes së kamerave. Gjithashtu, lajmërimi në kohë i shërbimeve të policisë është tërësisht përgjegjësi e ICTS.
TIA: Ambienti jashtë aeroportit përgjegjësi e policisë, duhet të ketë patrulla
Policia e Shtetit ka pasur dhe ka patrullim të vazhdueshëm në zonën ku ndodhet Aeroporti “Nënë Tereza”. Por, kjo nuk do të thotë që çdo metër i perimetrit të ruhet me punonjës policie. Pikërisht ndaj marrja e masave shtesë efikase dhe funksionale nga ana e Shoqërisë, është kyç në parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale dhe cënimit të sigurisë së Aeroportit.
Tani fillon historia e lagu, se lagu, TIA dhe policia.
Shtet i degjeneruar.
Krijoni polici paralele, dhe i paguani dhe me mire se policine shteterore, dhe beni lojera me e kam une apo e ke ti..
Plera
Mos duhe t’ju mbyll deren e aeroportit policia,kur e kini para syve, qe eshte e hapur nga grabitesit !