Reforma në drejtësi: EURALIUS propozon legalizimin e prostitucionit

6 Korrik 2016, 09:13Kronika TEMA

Pas legalizimit të martesave gay, reflektuar në nenin 4 të projektit kushtetues, vjen një tjetër propozim me natyrë provokative, i cili parashikon liberalizimin  e prostitucionit në Shqipëri.

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon liberalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit.

Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj.

Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.

2 komente në “Reforma në drejtësi: EURALIUS propozon legalizimin e prostitucionit”

  1. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    nga pikpamja legjitime mendoj se nuk ka vend te denohet prostitucioni kur ne jemi nje vend me shtet laik.ne fund te fundit feja ka qen ajobqe e ka sanksionuar prostitucionin dhe jo shoqeria.shoqeria ka pranuar fen ndoshta per kete arsye por duke marr shkas qe jo gjithmon shumica qe vendos ka gjithmon te drejte.ne kete menyre do te shkonim ne tirani.ku shumica sundon me diktat te hekurt pakicen.me keq se diktatura.
    nga pikpamja morale epoooo….
    le te themi qe fjal si turp,imoral,seder etj.po vin e pa dalin nga fjalori shqipes.aq shum sa po te pyesni masen me te madhe te adoleshenteve nuk din te japin nje perkufizim te ketyre emertimeve.
    keto jane zevendesuar me shkon apo nuk shkon,ja vlen apo nuk ja vlen,eshte trendi e ne mod apo jo..
    u be koh qe personalisht nuk e kam hasur me flalen turp.
    nese ky eshte evulucioni i intelektit dhe arsyes kolektive….edhe pse dikujt ja shpif,duhet te pershtatet.ndryshe je i perjashtuar nga shoqeria.
    shitja e seksit ne shoqeri moderrne nuk duhet te jete me tabu pasi njerezit jane te afte te jene te pavarur per te zgjedhur me pjesen lart apo posht.
    gjihjmon te paisur me kase fiskale patjeter ……

  2. selim says:

    Edhe legalizimi i prostitucionit na duhej sepse ishte e vetmja gje qe kishim mangut po me te tjerat ,si puna,ekonomia,dritat e uji i kemi ne rregull. Kemipak problem me pasterine por edhe kete me miratimin e ligjit te prostitucionit do rregullohen sepse besoj qe nuk do te gjenden me prezervative neper rruge dhe shpresojme qe te mos gjenden as shiringat e droges po te miratojme dhe ligjin per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje