Arrestohet i riu, tentoi të vriste 55-vjeçarin për motive pronësie

6 Korrik 2016, 09:04Kronika TEMA

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri, pas një konflikit.

Sipas policisë mëngjesin e sotmë është arrestuar 21 vjeçari Alberto Markaj, , dyshohet se  pas një konflikti për motive pronësie  ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M.Ll. 55 vjeç,  banues në Laç i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumes Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Autorit të dyshuar i’u gjet dhe i’u  sekuestrua arma e zjarrit që ka përdorur, pistoletë Model 54.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”  parashikuar nga  nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje