Gjykata gjobit fermerin nga Peqini që përndiqte Alfred Pezën: Ja mesazhet

8 Korrik 2016, 11:51Kronika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka gjobitur një fermer nga Peqini që përndiqte me sms deputetin socialist Alfred Peza.

Fermeri i ka shkruajtur mesazhe të ndryshme Pezës ku i kërkon “llogari”, raporton Panorama.

Madje ai nuk harron edhe të përdorë ironinë me Pezën.

“Kemi ftuar Ben Blushin të bëjë një livër për të bërat e tua në Peqin”.

“Që kur arrite në Peqin, u zhduke pa lënë gjurmë”.

“Të vuri Dash Sula drunë, pse nuk vjen në Peqin”, janë disa nga mesazhet e fermerit.

Ai është gjobitur me 120 mijë lekë nga Gjykata e Elbasanit por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjoba është ulur në 80 mijë lekë.

1 komente në “Gjykata gjobit fermerin nga Peqini që përndiqte Alfred Pezën: Ja mesazhet”

  1. Qarri i zigurit says:

    Cfare ligjesh. Cfare tmerri. Pse i con text dikujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje