Asete me vlerë 10 milionë euro/ Sekuestrohen pallatet e ndërtuesve që bënin trafik droge

8 Korrik 2016, 16:11Kronika TEMA

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj 7 të arrestuarve ditën e djeshme të dyshuar si pjesëtarë të një grupi trafiku droge.

Ata u njohën sot me masën “arrest me burg”. Sakaq, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vendosë nën sekuetstro pallatet e ndërtuara nga firma “Molla Shpk” në zonën e Yzberishtit.

Sipas burimeve të prokurorisë, për të shmangur një problem social ndaj qytetarëve që kanë blerë apartamente tek kjo firmë po diskutohet mundësia që të vendosen nën sekuestro shumat e paguara nga shtetasit për këto blerje, raporton “TCH”.

Krimet e Rënda shpjegojnë në rrugë jozyrtare se vlera e këtyre aseteve të dyshimta, për të cilat shihet si burim trafiku i drogës, arrin në 10 milionë euro. Ndërkohë, nën hetim pasuror do të vendosen të gjitha pasuritë e të arrestuarve.

Prokuroria pohon se nga hetimi i këtij rrjeti, që prej vitit 2015 janë identifikuar tre episode të trafikut të drogës, në të cilin krerët e organizatës pasi kanë kryer takime për ngarkesat e heroines dhe hashashit kanë dërguar si garanci me njerëz të besuar edhe shuma të konsiderueshme prej 230 mijë eurosh.

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i pranishëm në konferencën për shtyp, ku u pasqyruan rezultatet e operacionit antidrogë “Ballkan”, tha dje se aktualisht ka nisur edhe hetimi pasuror për të arrestuarit.

Sipas tij, në zbatim të ligjit “Antimafia”, krahas dokumentimit të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës, kanë nisur edhe veprimet për aplikimin e masave parandaluese ndaj pasurisë.

4 komente në “Asete me vlerë 10 milionë euro/ Sekuestrohen pallatet e ndërtuesve që bënin trafik droge”

  1. salem says:

    po pse ju mos keni ndermend qe t’i prishi ato ndertime?
    Qytetaret qe i kane blere t’i gezojne,me parate beni c’te doni ju.

  2. england says:

    Lerini cunat te punojne dhe te investojne,fundja nese kane shit mall e kane shit jashte Shqiprie,nuk jane as vrases,dhe as kriminele!Po pse bota ku jetojme nuk eshte pjese e kesaj historie,Kush mund te ma thote se ku shkojne tonelatat e kokaines,apo dhe e heroines qe kapen nga polcia!e kam fjalen neper Amerike apo vende te tjera,mos hidhet gje matane,apo shkaterrohet!asnje grame nuk shkon dem,pasi vete shteti e riciklon duke e futur ne treg me agjentet e saj,kush ma thote se cfare industrie zhvillohet neper Afganistan,Kolumbi,Irak apo Meksike dhe gjetke!pervec se kultivimi i drogave te forta,nderkohe qe Amerika ben propagande luftimin dhe kultivimin e drogave nga ana tjeter eshte perfituesja direkte e ketij biznesi fitimprures,vete amerikanet kane bere filma qe tregojne angazhimin e CIA-s midis klaneve mafioze per goditjen e grupeve rivale,dhe perfitimet ne miliarde dollare ne llogari te institucionit direkt.Po mos shkojme me larg si eshte e mundur qe Zvicra eshte nder vendet me mirqenie me te larte ne Evrope!nga i vjen kjo lloj mirqenie nga malet e larte,apo nga lopet laramane qe kullosin neper ato pak fusha pjellore qe ka!Si eshte e mundur qe nje vend ne mes te Evropes te jep mundesine e rujatjes se parave ne anonimacion te plote.
    Prandaj nese doni qe edhe ai vend te kete zhvillim dhe te shkoje perkrah vendeve te tjera evropiane lerini dhe keta cunat te bejne punen e tyre,pasi me parate e droges qe fitojne neper bote po vijne dhe ti investojne ne vendin e tyre,nuk po them legalizojeni kete gje,por beni nje sy qorr,dhe veshin shurdh,se kjo pune nuk fillon sot dhe mbaron po sot,do vazhdoje pafundesisht per sa kohe qe do ekzistojme,por e ardhmja do jete e mjere per Shqiperine nese i ben shembull keta persona,nje shqiptar qe do beje te njejten gje neser,nuk do marri mundimin ti investoje parate me ne Shqiperi,por do gjeje nje vend ku nuk e burgosin sepse investon me para te “pista” dhe nese vazhdojme me kete llogjike,bankat zvicerane duhet te gjitha te mbyllen,dhe te sekuestrohen pasi nuk dihet origjina e parave.

    1. Redi says:

      Meksika, Afganistani, Kolumbia dhe Iraku…. Nuk kam cfare te them, te gjitha vende fantastike ke rendit! D.m.th meqenese ne jemi ne m*t, te futemi akoma me thelle ne m*t, si vendet fantastike qe ke renditur, ku vrasjet dhe krimet jane ne rend te pare te dites!
      Po ate drogen dikush e perdor apo jo? Sa njerez shkaterrojne vehten e ata qe kane perreth me “vesin” e droges? Po ska gje///////// Vetem cunat te punojne!

  3. . says:

    …. perderisa asnje tashme ne Shqiperi nuk do te punoje por te rine neper rruge dhe kafenera … flitet per ata te zbriturit pa shtepi dhe pune ne Tirane, se “gjoja” erdhen per nje jete me te mire dhe qe deri me sot nuk kane zene pune me dore vec droge dhe korrupsion dhe nuk flitet per ata pak Tirans te qyteteruar qe kane mbetur, sepse 95 % e tyre jane larguar sapo pane qe maloket dhe provincialet filluan te vidhnin dhe shkaterronin cdo gje ne Tiranen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje