Koço Kokëdhima thotë se Mero Baze është zëdhënësi i një komploti të madh që iu bë nga Rama: Mos mendoni se kam frikë nga reforma

11 Korrik 2016, 09:53Politika TEMA

Koço Kokëdhima sulmon sot në gazetën e tij botuesin e gazetës TemA, Mero Baze, pas editorialit të dy ditëve më parë.

Sipas shkrimit të Kokëdhimës, të shkruar me emrin e kryeredaktorit të “Shekullit”, Baze është paguar nga Rama që ta sulmojë atë.

“Baze, ështu si dhe padronët e tij, që e kanë porositur të bëjë sulmet e radhës, kanë të drejtë të sillen ashtu siç bëjnë, sepse Koço Kokëdhima e theu mitin e politikanit të gatuar në këto 25 vite në Shqipëri, marrëdhënies së tij me qytetarin, biznesin, ligjin dhe u ka prishur pazaret. Kryefjalë e sulmeve ka qenë se ai është promovuar nga Edi Rama dhe se ka fituar prej tij. Kokëdhima nisi jetën e tij si biznesmen që ditën e parë që u lejua sipërmarrja e lirë në vitin 1991 dhe si botues i suksesshëm në vjeshtën 1997, mbi të gjitha me gazetën “Shekulli” dhe me pas me botime të tjera periodike që kanë lënë shenjë në shtypin e shkruar shqiptar.

Edi Rama u bë ministër në qeverinë e majtë në vitin 1998 dhe më pas kryetar bashkie në vitin 2000. Media e tij ka qenë në shërbim të publikut dhe qartësisht majtas, por duke mos kursyer drejtues të të majtës apo në qeveri që punonin kundër interesave të vendit. Bie fjala, “Shekulli” denoncoi aferën me koncesionin e Rinasit nga qeveria e majtë e Fatos Nanos, si një marrëveshje skllavëruese në kurriz të shqiptarëve dhe koha i dha të drejtë Kokëdhimës. Po ashtu edhe tentativën e Nanon në vitin 2004 për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash të rrezikshme të Italisë dhe sërish fitoi beteja e drejtë dhe qytetare e Kokëdhimës. Ndonjë botues tjetër do të bënte lepe-peqe, siç bëri, për të fituar milionat, por Kokëdhima jo.

Fitorja e tij në një zonë bastion  të majtës në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare, siç ndodh rëndom, mund të ishte edhe fillim dhe mbarim, sepse këtë model deputeti kishte kultivuar politika shqiptare këto dy dekada. Por ndryshe mendoi dhe veproi Kokëdhima. Deputeti është përfaqësuesi i popullit dhe jo agai i zonës elektorale. Për të qenë sa më afër zgjedhësve të tij në Vlorë, ai hapi zyrat e deputetit, duke i financuar me paratë e tij, si porta të hapura të pushtetit për qytetarët. Janë me mijëra hallet e konsultuara në këto zyra në Vlorë dhe Tiranë, zgjidhjet e dhëna dhe falenderimet e qytetarëve që ishin mësuar me deputetë që i shohin një herë në 4 vite. Fryt i bashkëpunimit me elektoratin dhe forcimin e strukturave të PS-së në bazë ishte edhe rezultati i zgjedhjeve vendore të 21 qershori 2015, ku e majta arriti të fitonte 5 bashki të rajonit Vlorë-Gjirokastër, duke e bërë PD-në inekzistente në bregdet.

Riorganizimi i PS-së në bazë ishte një sfidë tjetër e fituar nga deputeti Kokëdhima. Anëtarësia e PS-së në rajonin Vlorë-Gjirokastër u tre dhe katërfishua, me mijëra të rinj u ftuan dhe u bënë pjesë e struktrurave drejtuese në parti, e cila deri dje ishte bërë një bunker që nuk pranonte prurjet e reja. Këto zhvillime nuk u pëlqyen drejtuesve vendorë apo eprorëve të PS-së në Tiranë që ishin mësuar me modelin e çifligut elektoral në bazë, duke e kthyer degën e partisë në një biznes familjar. E cilësuan “projekt pilot”, pra si të papranueshëm për partinë tradicionale, por sot kur po shohin prurjet e reja, freskimin e partisë, shtimin e radhëve dhe garancinë për fuqizimin e partisë më të madhe në vend, por që ishte tkurrur vit pas viti, “projektin pilot” duan ta aplikojnë në të gjitha degët e partisë.

Mero Baze është sot zëdhënësi i atyre që komplotuan kundër mandatit të Kokëdhimës, për t’u dhënë mesazhin deputetëve të tjerë që të mos dalin nga rreshti dhe të bënin siç urdhëron kupola e partisë, edhe pse ky nuk është vullneti i elektoratit. Atë dhe padronët e tij i shqetëson fakti se Kokëdhima nuk u bë i pasur nga politika, por hyri i pasur në të, se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, por kërkon një rrugë të miratimit të saj që nuk çon në dështimin e saj, që nuk ka çifligje elektorale, por zgjedhës që presin zgjidhje”, shkruan Kokëdhima me emrin e kryeredaktorit të tij, që beson se atij i është bërë një komplot, ku janë përfshirë shumë njerëz.

9 komente në “Koço Kokëdhima thotë se Mero Baze është zëdhënësi i një komploti të madh që iu bë nga Rama: Mos mendoni se kam frikë nga reforma”

  1. Ani says:

    …edhe Toma, Fideli, Babasi, Abazi etj etj te pasur hyne ne kte palo parlament

  2. Bregu i Detit says:

    Meqe jam nga fshati i Kokedhimes,dua te them se Ky eshte nje Mafioz dhe Bajraktar ne keto ane te bregut,Fisi i tyre ishin spiune te PPSHse,dje dhe jane po spiune sot.Kane manipuluar cdo dokument dhe toke ne anet tona,Jane si Mafiozet e sicilise qe kontrollojne gjithcka ne bregdet.me hotele,dyqane,pika benzine,gazeta,media,internet,Keta jane me sherbetore ne shtepi dhe paguajne te rruhen me roje me arme.Shteti shqiptar ka falimentuar ne bregdet,Shteti quhet Kokedhima,me intriga dhe kercenime mbajne te terrorizuar gjithe bregun.I vellai vodhi dhe beri kerdine si kryeplak ne Qeparo dhe shiti tokat e te tjereve.Hotelet e tyre jane 3m nga deti dhe nuk i prek njeri,keta fitojne gjithe tenderat per cdo gje.Po ishte kjo demokracia qe solli Edi Rama,ishim me mire me Sali Berishen.

    1. gezimi says:

      Qe je nga fshati i kokedhimes dukesh qe genjen dhe ne menyre injorante. Ai nuk ka pasur asnjehere vella kryeplak ne Qeparo dhe kete e di mire edhe pse nuk jam nga fshati i tije. Thojini gjithshka qe ka dhe meriton por mos genjeni.

      1. Qeparoi says:

        Gezimi, mbase do hidherohesh kur te mesosh se kryeplaku I Qeaproit ka qene per shume kohe vellai I Kocos (ndryshe nga c’thua ti qe nuk ka qene asnjehere). Emri I tij eshte Stefo Kokedhima…
        Ben mire te pyesesh para se te shkruash!!!

      2. Bregu i Detit says:

        E ke gabim o Gezim,Stefo Kokedhima eshte vellai i bajraktarit,dhe ka bere para te madhe duke zhvatur dhe vjedhur pasurine e fshatit,i biri i Bilushit dhe shtepia e tyre eshte ne lagjen Porta ne Qeparo siper,Pallati i tyre eshte ne Lile ,Ku merr vesh ti nga Bregu ti je ndonje fukara qe te paguan Bajraktari.Thuaj Koqes qe une e qeras nje dopio leng Avdalli ne Skaloma afer hotelit te tij.E di ai se vetem Qeparotasit e kuptojne lengun e Avdallit.Ti je jahbaxhi ,rri larg nga punet e Mafies se Kokedhimajve se nuk merr vesh.Kush eshte Bregdetas e di se nga jam une vetem nga emrat dhe traditat qe permend.Ik fshiji dhe bithen Bajraktarit po deshe po mos u mundo te na e shesesh neve per burre te mire se ja njohim edhe dhembet edhe kembet.Bollota,Kukuca,,Protopapa,Skaloma,Karosi,Lila,Qafa.Shen mitri,Ispiridoni,liziko.Tregoja Koqes emrat e lagjeve te fshatit qe ta dije se jo te gjithe e duan korrupsionin dhe Mafien e tij ketu.Jepi te fala nga Hil Kochi -Gali dhe e merr mesazhin Bajraktari.Nje dite edhe ai do shkoje tek LekeKondi thuaj dhe jam i sigurte qe do te kuptoj ore fuksi i koqes.

  3. Anna says:

    Kokedhima ka bere 1 milion gjera per popullin e vendi, sa nuk mjaftojne editorialet per te shkruar rreth tij. Kaq shume kane qene deh sulmet, komplotet per kete njeri te nderuar dhe te dashur per te gjithe ne. Realitet i cili mundohet te hidhet balte per te mbuluar “horrliqet” dhe pazaret politike. Respekte Z.Kokedhima

    1. nyc says:

      Po Kokedhima ka bere aq shume maskaralleqe sa nuk dalin rreshtat per ti shkruar. Psh; nuk ju paguante rrogat punetoreve lere me siguracionet. Kur vdisnin e merrnin vesh familjaret qe ky BOSSI nuk kishte paguar asnje dite sigurime shoqerore. Behet fjale per para 20 vjetesh. Merreni vet me mend se cmund te beje sot.

  4. Kola says:

    Koco Kokedhima, je nje qelbesire e tere qe mendin se paraja mund te beje mrekulline. Te genjen mendja o qelbesire. Ramen e genjeve ne ato caste qe i duheshe, por tani edhe ai besoj se e ka mbledhe mendjen. Me qelbeswira s’mund te behet ky komb, qofshin ata edhe te pasur.

  5. skela says:

    te roje ajdin sejdia per kocon e mashtroi ivodhi parate dhe ja ku eshte ai e ka vendin te partia komuniste eshye fshatar I poshter I pa bese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje