Kjo është fletorja në të cilën mbaheshin shënim shitjet e kokainës në kryeqytet nga grupi kriminal prej 16 anëtarësh i drejtuar prej Gjergj Cukalit.
Mësohet se shënimet në fletore i mbante 46-vjeçarja Vjollca Gjoka, e cila u arrestua bashkë me 7 shtetas të tjerë.
Ky grup ushtronte aktivitet prej kohësh në kryeqytet.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.
Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Provat materiale te sekuestruara janë:
282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
25 telefona celularë;
5 automjete të markave te ndryshme;
15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.
Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.
Keta vetem pa incizuar veten paska ngelur!!!
Kokrat e injorantve qe vijne verdall neper Tirone
at “cop” jan gram,apo kilo?
se po t jen gram,kta qenkan shites te rangut me te ulet ,te cilet ne perendim mbahen vetem 10 minuta ne polici sa behet raporti policer dhe shlohen te lir.
ne zvicer ,me thoshte nji zvicerran se ate e kapte policija cdo jav me nga 5 ,dhjet,apo edhe 20 gram heroin n xhep,dhe ndonjeher e conin ne rajon per ti shkrujt raportin policer dhe mas 10 minutash e leshonin,por ndonjiher vetem sa ja merrnin mallin,hapnin qeset dhe e hidhnin mallin dfirekt ne rrug ke pusetat e ujit dhe as nuk e arrestonin fare kte drogdilerin e vogel.
madje ai tha me shaka,se e kishin kap para nji jave dhe polici civil I tha:”he mo se boll u more me drog,mjaft tashi se ke 10 vjet qe merresh! ca 10 vjet? un kam 20 ju pergjigj drogarashi policit” dhe polici rrinte si buf.
po ne zvicer,ne ato ambjente e krijume nga shteti ku secili mund te pij drog lirshem nen kujdes shendetsor,atje nje drogaxhi po perpiqej te ndizte cakmakun qe te digjte heroine ne alufoljo. por era nuk e linte cakmakun. aty pran rrinte nji polic me uniform. drogashi I thoshte policit. “o bule,hajde ktu me ze njicik eren se s me le me ndez cakmakun se un s leviz dot se kam frik se me derdhet heroina ” kishte mbush letren e aluminit me heroin dhe nuk e digjte dot dhe ishte gti me tup ne hund me thith tymin.
polici e shikonte dhe s bzante…
dhe kjo sken ne mes te dites ,ne mes te qytetit ku rretheqark kalonin njers makina trame…
kurse n shqipni “shteti punon” dhe merren me ca gram!!!!!!!!!!!
Te shesesh 120 cope(kg) te bej sponsor te fushates elektorale dhe pastaj Deputet!!!
Kjo paska qe ekonomistja financjare e firmes .
si n komunizem. me bllok komunist!
po ka evolu bota.
ku I keni kompjuterat ju miljarderat e droges?
edhe kta,me bllok? si blloku I ilir metes…….. dikur.