Pas njoftimit të Prokurorisë, edhe policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e numrit dy të burgjeve Iljaz Labi, 49 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë. Policia thotë se ka finalizuar operacionin e koduar “Meals”, duke ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit :
1.Iljaz Labi, 49 vjeç, lindur ne Gjirokastër dhe banues në Tiranë, me detyrë Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Tiranë.
2.Elidjan Laskaj, 57 vjeç lindur në Leskovik dhe banues në Tiranë, administrator i firmës “Dogel”.
3.Ylber Kalaja, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, administrator i firmës “Vllaznia”.
4.Nexhmi Balla, 61 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë, administrator i firmës “NELSA”
5.Shemsi Sinani, 59 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, administratori i firmes “M.B.KURTI”
Sqarimi i Policisë së Shtetit:
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të Procedimit Penal Nr. 16 të vitit 2016, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendore”, “Korrupsionit aktivë të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendore”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 260 dhe 25 të Kodit Penal.
Shtetasi Iljaz Labi me detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, gjatë zhvillimit të tenderave në këtë institucion, ka favorizuar disa firma private e konkretisht firmat “DOGLE”, “M.B.Kurti”, “VLLAZNIA” e “Nelsa”, të cilat kanë marrë të gjitha tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime të IEVP në të gjithë vendin.
Administratorët e këtyre kompanive bënin marrëveshje me njeri-tjetrin dhe me funksionarin për të kryer konkurrim fiktiv për tenderët e ushqimit.
Këta shtetas takoheshin me njeri-tjetrin dhe binin dakord paraprakisht se kush do të ishte fituesi.
Për të realizuar qëllimin administratorët kanë paguar ryshfet tek shtetasi Iljaz Labi, që ky i fundit t’u krijonte lehtësirat e nevojshme për t’u shpallur fitues i paracaktuar, duke paguar shuma nga 2 milionë lekëve të reja për çdo raste tenderimi.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 8 vula të subjekteve të ndryshme dhe shumë dokumentacione tenderimesh të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Ky hetim është ndjekur nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Krimeve te Renda Tiranë, me metoda speciale të hetimit për një periudhe kohore 9 mujore dhe aktualisht vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal, si nga subjektet e tjera private të cilat kanë qenë pjesemarrje në këto tenderime dhe të punonjësve të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përfshirë në këto afera korruptive.
Materialet proçeduriale i;u kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve Iljaz Labi, Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani dhe Nexhmi Balla, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionareve te larte dhe të zgjedhurve vendore”, “Korrupsionit aktive të funksionareve të lartë dhe të zgjedhurve vendore”, të kryer në bashkëpunim.
POR ILIR META???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
DING DONG
DING DONG
DING DONG
Iljaz Labi, të të “djegë” LSI-a për… korrupsion!
Arrestimi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të burgjeve, njërit prej figurave të LSI-së, Iljaz Labi, ka shkaktuar bujë, por edhe njëfarë habie për mënyrën se si lau duart ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në selinë e LSI-së në Durrës kjo shihet si një luftë klanesh në Tiranë për të shmangur kontribuuesit realë në shndërrimin spektakolar të Durrësit, nga një bastion të së djathtës në një rezervat votash si për PS-në ashtu dhe për LSI-në. Madje, mungesa e Labit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në të cilat Lefter Koka ka parashikuar që LSi-a do të jetë forcë e parë, do të komprometojë seriozisht këtë objektiv.
Në gjysmën e parë të viteve 1990, kur PS-ja në Durrës nuk dinte ku kishte kokën, fresshistët vëllezër gjirokastritë Iljaz dhe Melsi Labi (aktualisht drejtor i Muzeut Historik Kombëtar), bashkë me një grup të rinjsh të majtë, me gjithë represionin e pushtetit, arritën të ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e partisë. Me nxitjen e mentorit të tij, Spartak Braho, Labi kaloi në LSI, ku punoi fort në ngritjen e strukturave të saj dhe u bë krahu i djathtë i Lefter Kokës. Labi u zgjodh sekretar politik i LSI-së i qarkut të Durrësit dhe ishte i dyti, pas Kokës, në listën për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.
Por nisur nga opinioni i përgjithshëm për partinë e Ilir Metës si parti hajdutësh, korrupsioni në tenderë ushqimesh mund t’i bëjë të besueshme akuzat ndaj Labit dhe duhet të presim verifikimin e tyre. Gjithsesi, para Labit ka të tjerë si në LSI, PS, PD, PDIU etj. që mund të kenë bërë kërdi me tenderë. Kështu “djegia” e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të burgjeve mund të jetë një “kokë turku” në lojërat që bëhen në kupolën e LSI-së për të shmangur peshqit e mëdhenj nga ndëshkimi i reformës në drejtësi.
Ah kjo LSI-a, s la ordiner pa mobilizuar ne shberjen e shtetit.Kur do te marre fund banda e Al Kapones?