Bossi flet për diplomën në Shqipëri: Nuk e dija që isha diplomuar në Tiranë!

11 Korrik 2016, 18:05Kronika TEMA

Një hetim i nisur në Itali për shpërdorimin e fondeve të partisë Liga e Veriut nga familja e Umberto Bossi-t zbuloi dhe faktin se djali i tij ishte diplomuar në Shqipëri pa frekuentuar universitetin në vendin tonë.

“Mësova për diplomimin tim në Shqipëri vetëm pas këtij hetimi”, deklaroi Renzo Bossi gjatë marrjes në pyetje bashkë me babain e tij, të cilët u përpoqën të mbroheshin për akuzën e blerjes së diplomës nga Universiteti Kristal në Tiranë me paratë publike të partisë, raporton Panorama.

“Diplomën e kam parë vetëm pasi u publikua gjatë hetimeve. Mbeta i habitur pasi edhe ditëlindja në diplomë ishte shkuar gabim”, ka shtuar Bossi,

Djali i Umberto Bossit ka vazhduar më tej duke thënë se nuk e dinte se ish-punonjësi i Thesarit në Ligën e Veriut kishte ndërmjetësuar diplomimin e tij në Shqipëri.

Renzo Bossi që në Itali njihet me nofkën “Trofta”, për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës së tij, i befasoi të gjithë kur tha se, ai në fakt kishte në plan që të shkonte për të studiuar në SHBA.

2 komente në “Bossi flet për diplomën në Shqipëri: Nuk e dija që isha diplomuar në Tiranë!”

  1. Petro says:

    Shiheni ne fytyre.Idiot i lindur.Me te tille Kristalas eshte mbushur admnistrata e vendit , ndaj dhe punet shkojne vaj.Dihet padroni i kristalit.C’Vjen era LSI.Me vjen te qesh kur dalloj shume ngjajshmeri mes LSI-steve tane neper strukturat e shtetit dhe ketij idioti te lindur.Mjera ne!-perseriste nje personazh i Petro Markos te “Qyteti i fundit”. Ah keta pinjolle te dembelizmit e te kotesise, bije te perkedhelur politikanesh e bossesh injorante do ta cojne me shpejtesi vendin ne “Vendin e fundit”.

  2. laveri says:

    Dhe te mendosh qe i jati i ketij jevgo- gabeli ,nuk le llaf pa thene kundra te huajve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje