Gjashtë muaj, pasi ishte ndarë nga e dashura, një 24-vjeçar nga Tirana vazhdonte të ishte xheloz dhe e ndiqte vazhdimisht për ta parë se me kë takohej.
Policia e ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet se sulmoi vajzën dhunshëm në mes të rrugës.
Pasi, i kishte kërkuar prej disa javësh që t’i rikthehej lidhjes me të dhe ishte refuzuar nga vajza, ai sërish nuk hiqte dore, duke vëzhguar çdo veprim të saj, duke i telefonuar e pritur poshtë shtëpisë.
Veprime që kishin marrë përmasat e përndjekjes, por vajza me iniciale R.Ç., 22 vjeçe, kishte ngurruar që ta denoncojë.
Xhelozia e Jonader Bamit, tashmë i arrestuar, ka arritur kulmin mbrëmjen e së shtunës, kur në qendër të Laprakës, ka ndaluar me forcë nga krahu në rrugë ish-të dashurën e tij.
Pas refuzimit të vajzës për të biseduar me të, 24-vjeçari ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë.
Në fund e ka goditur me grushte e shqelma, duke e shtrirë në trotuar, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve, raporton Panorama.
Burime nga Policia thanë se janë lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve kishin ndërhyrë për t’i nxjerrë nga duart 22-vjeçaren që po dhunohej barbarisht.
Ehe në prezencë të forcave të rendit, madje edhe me pranga në duar, ai sërish e kërcënonte vajzën duke refuzuar t’i japë telefonin.
Edhe pas dhunës, vajza fillimisht nuk donte që të bënte denoncim për ngjarjen, pasi kishte frikë nga ish-i dashuri.
Në fund ka pranuar ta kallëzojë, duke treguar se kjo ishte hera e parë që ai e dhunonte në këtë formë, por edhe më përpara e kishte fyer, kërcënuar dhe përndjekur e në disa raste e kishte qëlluar me shpullë.
Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ajo kishte vendosur të ndahej me të, ndërsa ai behej xheloz, pasi dyshonte se vajza mund të kishte lidhje me ndonjë djalë tjetër.
Je thjeshte nje kafshe qe e ke vendin ne kafaz. Ndoshta zbutesh aty nga gardianet
Tu behet leksion te gjitha vajzave. Mos te lidhen me kedo. Djem te mire ka plot po po ishe idiote keta djem do kerkosh.
Keshtu esht kur lidhesh ne fb. Njeriu duhet njohur live ne pune shkolle etj .
I la ca mbrapshtira mbrapa, kur iku turku. Na la njerez me cicerrima ne tru, sic ishte vete. Lopcare ngelen keta te shkrete, nuk dine menyre tjeter per te zene femer?!
JO JO gabim e ke sa ishin Otomant ne keto troje edhe frym keni pas frig te merrni,hovin e keni marre mbas 1992,po ti kishit fillu keto loja ne koh te Otomanve sot do tu zhdukeshit siq jeni ka zhdukeni qdo dite,dhe do vjen nji kohe qe me tre autobus mju debu nmal te zi ka ju suall otomant ktu.
Po ta kesh emrin Jo-o-Derr Bami,,, e kuponi vete se cfare shpellari eshte,,,,,ne kohen e xhaxhit e fusnin ne birruce dhe pellliste nja 3-4 dite dite e nate,,,,,nga druri safi,, dhe kur dilte pershendeste me perzmersi cilindo qe kalonte. Ti o derr vetem ne lluce e ke vendin.