DETAJET/Grabitja e Bankës, u vodh xhiro ditore, policia në ndjekje të autorëve

11 Korrik 2016, 15:45Kronika TEMA

Policia lokale e Vlorës ka konfirmuar pak minuta më parë se grabitja e ndodhur në Bankë, ndodhi brenda ambjenteve të godinës dhe se u vodh xhiro ditore nga 2 të rinj me armë.

Burime të rezervuara i thanë TemA-s se bëhet fjalë për një shumë që nuk i kalon 50 mijë eurot.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Vlorës ka marrë njoftim se në orën 13:56 minuta, 2 persona të paidentifikuar ende kanë vjedhur një Bankë të nivelit të dytë. Banka ndodhet pranë “Sheshit të Flamurit”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamoflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur.

Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Policia e Vlorës sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit. Dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.

 

4 komente në “DETAJET/Grabitja e Bankës, u vodh xhiro ditore, policia në ndjekje të autorëve”

  1. LORA says:

    Grabitja e Rinasit,kjo e Vlores ,jane hajni pa te lenduar dhe ne mes te dites,,,,,,dmth grabitje me te njejten regjizure dhe me bashkepuntore te brendshem.
    Edhe sa te tjera do te shohim deri ne 21 korrik ??????
    TUNG.

    1. polic me leje ditore says:

      po ky mut ministri brendshem perse eshte akoma ne detyre?

      O RAMA mjaft e perdore ket Tahir ziun se po e bo me infarkt zemre ne kete moshe……

      leje te iki dhe gjej nje koke turku tjeter aghagahgahgahaghagahgaaaa

  2. Prudentino says:

    Llogjike polici.
    Xhiro ditore ne banke ?
    Gjendja ne arke ne momentin e vjedhjes mbase, por jo xhiro ditore.

    Po Rama e tha se me sa kate do behet kulla e stadiumit ne Tirane dhe se kush eshte investitori ne partneritetin publik privat ne bashin e vendit ne Tirane?

  3. cun Tirone says:

    Kjo BKT eshte mu tek sheshi i Flamurit.
    Eshte e disa ta here qe vidhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje