Reagimi i MPB: Shqipëria në Raportin e UNODC për drogën i referohet periudhës 2009–2012, ja faktet

11 Korrik 2016, 19:48Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka sqaruar raportin për drogën, të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, që citon edhe të dhëna për Shqipërinë.

Në reagim thuhet se periudha që krahason të ardhurat e grupeve kriminale, në raport me GDP-në, nuk u takojnë viteve të fundit por periudhës 2009-2012.

Reagimi i Ministrisë së Brendshme:

“Raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimi) për drogën, parashtron shifrat krahasimore të kultivimit të narkotikëve në mbarë globin. Megjithatë ai nuk përshkruan dhe paraqet masat e marra nga qeveritë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Në vitin 2016, është hera e parë që Raporti i UNODC-së ka shtuar elementin e të ardhurave të përfituara nga rrjetet kriminale nga droga, krahasuar me GDP-në e çdo vendi.

Burimi i matjes së përfitimit të paligjshëm në krahasim me GDP-në është studimi i vitit 2015 i UNODC, “Drug Money: the illicit proceeds of opiates trafficked on the Balkan route 2015”, i cili bazohet në të dhënat e periudhës 2009 deri në 2012. Përfitimi nga ky aktivitet i jashtëligjshëm në Shqipëri për vitet 2009-2012 është sa 2,6% e GDP-së së asaj periudhe.

Referuar Raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri në periudhën 2009 – 2012 trafikantët përfitonin deri në 392 milionë dollarë çdo vit, nga trafiku i drogës”.

Në fund të operacionit të gjerë anti-kanabis në Lazarat në 2014, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se u hoqën nga duart e trafikantëve rreth 6.4 miliard dollarë.

Duke u referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në 2014 dhe 2015, janë sekuestruar 50 milion euro me burim kriminal.

 

 

2 komente në “Reagimi i MPB: Shqipëria në Raportin e UNODC për drogën i referohet periudhës 2009–2012, ja faktet”

  1. Arben says:

    MOS KINI MERAK FARE O MBP, SE PRODHIMI I KETIJ VITI DO TE JETE NE SHIFRA REKORDESH HISTORIKE,

  2. Arben says:

    MOS KINI MERAK, O SHOKET E MPB-SE,

    PRODHIMI I HASHASHIT KETE VIT, DO TE KALOJE CDO REKORD HISTORIK.

    JU I DINI SHUME MIRE KETO PUNE, PERSE DILNI E BENI SQARIME TE PAVLERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje