Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: Lepurin në bark nuk e kemi ne!

15 Korrik 2016, 17:40Politika TEMA

Donald Lu dha një ultimatum ditën e sotme pasi “iu sos durimi”.

Ai tha se të hënën Rama dhe Basha duhet të takohen për të gjetur konsensusin.

“Nëse nuk e gjejnë, bëjnë mirë të mos dalin nga ajo dhomë”, tha ambasadori amerikan.

Por Rama i është përgjigjur nga një takim me studentë.

Ai tha se është gati të takohet në çdo kohë me Bashën për të gjetur një zgjidhje.

Sot jemi në këtë udhëkryq, ne besojmë se pa përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit nuk ja dalim dot, opozita kërkon një relativizim të këtij përfshirje që e bën të pamundur instrumentin e kontrollit, ka bërë një propozim që është refuzuar jo vetëm nga ne por edhe nga SHBA.

I keni dëgjuar argumentat, sovraniteti, atdheu, aftësia jonë për ta bërë këtë punë vet dhe të gjitha llojet e fjalimeve propagandistike kur sic thotë ajo fjala e mencur patriotizmi bëhet strehë, spo e them sic e thotë tamam, por po themi për njerëzit që se kanë ndershmërisht.

Tani pasi ne kemi pranuar gjithcka jemi para një situate absurde.

I kam bërë opozitës një propozim shumë serioz, shumë sinqerisht ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës për SHBA.

Opozitës i kam thënë që mendohu se ndoshta e gjen, ne jemi gati por s’dimë si ta pajtojmë këtë gjë dhe për ta thënë cop nuk e kemi ne lepurin dhe mbase se kuptojmë ca lloj tensionesh të brendshme shkakton ai lepur nga dridhet, por mbase edhe nga përgjegjësia e madhe që ka mbi supe edhe opozita mbase gjendet një zgjidhje.

Dëgjova ambasadorin amerikan që doli dhe unë e mirëkuptoj plotësisht se në këtë qerthull ka një moment absurd dhe absurdi të lodh. Tha të takohen.

Unë ndërkohë po sot thashë jo vetëm ditën por edhe natën, në cdo orë, mjafton që të kenë një propozim, që të jetë i pranueshëm se para se të flisja sot, nga Hollanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë.

Unë e marr por sic e dëgjuat nga ambasadori nuk pranohet nga SHBA, cfarë në duhet?

Çfarë do bëjmë me atë propozim?

Tani ju jeni studentë… lepuri është në tension maksimal dhe kur frika flet, s’ka arsye.

Por nga ana tjetër kjo është një reformë që vendos për shumëcka lidhur me ju me gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe me familjet e zakonshme të këtij vendi”, deklaroi Rama.

30 komente në “Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: Lepurin në bark nuk e kemi ne!”

  1. leo says:

    O zoti Rama tregohu i forte dhe jep dorheqjen coje vendin ne zgjedhje te parakohshme te votoj prap, vetem kshu ke mundesin te shporresh tradhtaret qe ke rreth vetes, ate me fortin qe ta drodhi prap Liken e famshem. Shum Kryeminsitra kan dhen dorheqje dhe kan dal te nderuar per punen qe kan ber, po te permend te fundit Cameron. Dhe se nuk ja arriti qellimit e qendronte ne europe iku por krenar per punen qe beri dhe sot e nderon cdo anglez. Nese do besh dhe ti zgjidhjen e duhur do nderohesh dhe kujtohesh nga gjith shqiptaret per mir qe provove cdo gje dhe mundesin e fudnit per te realizuar reoformen. Nuk besoj se do ket konsesus me kriminel qe drejtojn gjykatat dhe prokurorit shqiptare. Te ra per pjes puna me e veshtir qe duhet te realizosh ne kohen qe je ne pushtet. Bej me te miren.. ja u ke borxh votuesve te tu dhe gjith shqiptarve.

    1. cane says:

      Keshtu mendoja dhe une deri dje,pooor politikanet tane,qe ju…. nuk po e them,ja kane ngulur kellic ketij populli ashtu sikur dhe e meriton.Sipas kushtetutes qe e nderruan Rama dhe Saliu kryeministri nuk mund te jape doreheqjen duke shpallur zgjedhje te reja.Ai jep doreheqjen duke zgjedhur nje kryeminister tjeter deri ne zgjedhjet e radhes.Demet qe i ka shkaktuar Shqiperise kjo klase politike ,kryesisht fshatari i Vicidolit nuk do tja kishte shkaktuar as edhe nje pushtues.

    2. Aleksander says:

      Edooooo ta ka thene QARTE :- Ose gjeni zgjidhje ,ose DO TE QENDRONI TE MBYLLUR NE ATE SALLE …P E R J E TE…PERJETEEEEEEE …e kupton o Ediiiiii , edhe ti bashke me lulin do te digjesh .Pra Amerika e ka VENDOSUR e kote qe beni tèrrrr tèrrrrr !C’mut politikanesh jeni !!!?

      1. Robi says:

        Po, do djegin EDIN e LULIN dhe ju do t’u lene SALIUN edhe per 25 vjet te tera.

  2. ALBAN DEGA says:

    NXOREN SHQIPERINE NE SEMAFOR….!

    Sali Karaxhici dhe Lulezim Fazlici na bejne kryeatdhetarin!
    Zot ruajna mendet e krese!

    1. xxx says:

      OOOOOOOOOOOOOOOO alban dega boll me kopalla,Shteti Shqiptar eshte i pavarur dhe si i tille do mbetet,shumica e parlamentarve nuk e perkrahin,te perkrahish ligjin qe nuk e don ksaj i thojn tradhti(parlamentart perfaqsojn popullin)aty ka lloj lloj profile qe e dijn me mire se ti e une,ti jetojsh ne nji vend ku njeri me ngjyr tjeter ska vlere,dhe nuk mund te vlersojsh ndryshimet qe ndodhin ketu se ktu fryn tjeter ere krahasuar me at demokracin tende qe na tregojsh,e na jemi tu pa qdo dite,le popullin let vendos e ti trus ku je.

      1. logjika says:

        E para XXX eshte shenje e pornos, megjithate seicili e zgjedh vete çfare do dhe çfare ben, ndersa per pavaresine e Shqiperise duhet te kuptosh: Shteti shqiptar ishte i pa varur vetem ne kohen e diktatures, me futjen ne NATO, nuk ish i pavarur. Fakt : ne 1997 kush e vendosi qetesine ne Shqiperi Presidenti Sali Berisha apo autoblinat italiane , greke…prandaj pavaresise thuaj mireupafshim. Sot ne Shqiper egzistojne dy klasa politike: njera qe mbron vjedhjet, krimet dhe tradhetite ndaj vendit dhe tjetra ajo qe do te vendoset drejtesi per Shqiperine dhe shqiptaret. E para perbehet prej Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Ilir Metes plus…..dhe e Dyta prej Edi Rames dhe koalicionit perveç Ilirit. Fjala e fundit e ambasadorit amerikan ishte sot: Nuk pranoi letren e Lulezimit qe e paska vendos ne tavoline te Rames dhe po ashtu berjen e reformes nga Lulezimi dhe me firmen e shba dhe be si propozoi Rama, por te mbyllen diten e hene ne salle, te gjene zgjidhje dhe po nuk gjeten te mos dalin nga salla per jete. E pra, sovranitet me Nato brenda, pa ushtri nuk ka zoteri apô zonje , çfare je. Pavaresi me Fazlliçin ne mbledhjen e sigurimit te shtetit nuk ka. E pra, ka dhe te tjera shume, prandaj porosia ime eshte: Lulezimi te spostoje Berishen, te mos ta degjoj mbase rregullohet e shpeton per vete dhe te votojne reformen te gjithe me 21 korrik. Kjo eshte zgjidhja ne qoftese do vazhdimiesi per atje ku eshte nisur.

  3. Shqiptar says:

    Kryeministri me Pateriot qe prej kohes se Ismail Qemalit.Kryeminister qe Po ngulmon me cdo mjet per tu dhene Shqiptareve Lirine dhe Demokracine qe rrjedh nga Institucionet e Pavarura te Drejtesise.Faleminderit z.Kryeminister Edi Rama.Zoti te bekofte ty dhe familjen tuaj.

    1. DETARI @ says:

      Edi Rama me shumicen[pervec Leshe lise] ,e voton reformen ne drejtesi brenda vetem 5 minutave !
      I lutemi nderkombetareve te mos e perdorin fjalen shumice sepse eshte tani per tani inteligjenca me e mire !
      Le ta thone se mender te djathtet jane spiunet e sllaveve dhe te Putinit dhe cop !
      Ti bejne dermanin vete se po qe nga ne shqiptaret………………………………….ne adhurojme te keqen ,fatkeqesishte …

  4. Niko says:

    Epo kur flet per demokraci edhe hamdi dega qe ka qene sigurims ne shqiperi, e pastaj mashtrues ne bronx qe nuk la njeri pa mashtru per letra, per numer pune etj hapu dhe qna ka gjete ne si komb

    1. ALBAN DEGA says:

      LANET QE KE BERE LANET EMRIN TEND!
      Nese nuk ke frike nga emri jot hiq dore nga pseudonimi.
      Pseudonimi eshte hapi I pare per cdo hafije te Sigurimit.
      Une perdor emrin e mbiemrin tim ligjor…
      Ti je pseudonim!
      Ti mashtron me emrin tend duke u fshehe si cub pas ferrave te internetit!
      Kush mund te besoj tu kur ti nuk I beson vetes!
      Lanet qe ke bere lanet emrin tend!!

  5. durres says:

    frikacak po t ishte per ta ber reformen e bene me kohe ky por ky ska ci ben europes dhe amerikes trysinise se tyre se ky keshtu do t vazhdoj kjo loje pa fund .i pari qe se o reformen eshte po ky RAMA edhe po e ben reformen do e bejne qe ne populli mos ta dine c permban dua tju pyes juve dini gje c permban kjo reforme e ka lexuar kush apo thjeshte kalon pushteit nga sala tek rama?????? po ik se na cat t.. me gjth kte reforme keni 20 vjet po beni referendium se kuptoj apo keni frike se populli e voton menjehre jepini te njihet me ligjet dhe ta lexojme dhe ne kte reforme dhe referendium beje kte pra ske pse kalon ne zgjedhje t parakohshme.

    1. vito says:

      Per te shkuar ne referendum parlamenti duhet te jape aprovim me 94 vota. Pra duhen votat e PD-LSI per te shkuar ne referendum.

  6. Tr says:

    LEPURIN NE BARK E KENI TE GJITHE ,KUSH ME TE MADH ,KUSH ME TE VOGEL .

    1. Arjan Stafa says:

      Reforma do bere pa kompromise. Dhe ne delet nuk kemi pse habitemi se te gjithe e njohim klasen politike por kemi mbyllur syte duke i dhene voten kemi vene ne loje te ardhmen tone dhe te femijeve tane. Turp .

  7. Bekim says:

    Ne qoft se e doni reformen ne drejtsi me 21 korrikte gjith para parlamentit me parullen e dojm reformen qush thot America edhe evropa kjo asht ajo qka duhet poplli me vepru me 21 korrik bllokim deri te finalizimi i reformes.

  8. Baba Tomorri says:

    Zoti Kryeminister!
    Besojme qe Ju dhe vetem Ju mund ta beni, TANI!
    Bejeni TAMAM, ashtu sic duhet, pa kompromis ne cilesi, mos u futni ne kenete – sado t’Ju kushtoje, REZISTONI dhe cdo gje do tu kthehet me BUJARI!
    DO VOTOHET!

  9. Aferdita says:

    Zoti ambasador?! Po gaboni me arsytimin tuaj! Nuk vihet kurre shenja e barazimit . Drejto giahtin cili eshte Fajtori. Ne e dime shume qarte cili. Eshte Qendrimet. tuaja as mish as peshke e demton rend punen e bere deri tani.prandaj duhet te jeni ma qart dhe ma I vendosur per te thon troc me sy te verteten qe ju e dini shume shume mire kush e pengon.mos fyej njerzit qe jane te vendosur apsolut per te bere reformen

  10. Aferdita says:

    Ju lutem pse Nuk pranoni shkrimin tim pse refuzoni duke thene Se e kam perseritur e cila nuk eshte e vertet

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me sa deputet,mbetet parlamenti shqiptar,po te filloj vetingu me ata ?

  12. Kam frik se e keni tgjith por lepri saliut eshte me i madh

  13. No Comment says:

    Populli shqiptar eshte ndeshur me shume armiq, por armik me te eger Se Balozi i Zi Sali, qe:

    Nuk ju dha pronat,
    Vrau shoket e Idealit,
    Shiti Detin;
    Gerdecin;
    RRugen e Kombit;
    21 Janarin;
    Trebicka;
    Olldashi;
    Santo;
    Tan Hoxha;
    e tjera etjera e tjera…. ka aq shume per te thene sa ky shkrim mbaron ne faqen e 5…
    sh
    Shkelzen Mavria, te cilit edhe filmi i eshte bere ne Hollyvood per zullumet qe ka bere, parate qe shpenzon pa care koken, dhe njerezit jane pa buke….kjo ska ku te rrije, pushimet extravagante me te dashuren e tij, dyqani qe ajo po gezon si rezultat i lidhjes me nje njeri 20 me te madh, me femije….ditelindje qe as Bushi nuk e feston ne Amerike….karma, karma karma do i zere…Lulzim Berishovicin gjithashtu, harram harram harram brezave tuaj deri ne te 7tin.

  14. Lufter says:

    Qendrimi i opozites ndaj reformes se drejtesise eshte nje qendrim kunder Shqiperise,eshte nje sabotim. Kjo behet nga ana e opozites dhe kushdo tjeter qe eshte kunder reformes pasi ata kane bere zullume dhe kane frike, u ka hyre lepuri ne barke,pra edhe lepuri ne barke saboton.

  15. betixho says:

    REFORMA NE DREJTESI DUHET VOTUAR NE PARLAMENT.POPULLI KERKON REFORME NE DREJTESI.TE DELEGUARIT E POPULLIT NE KUVEND JANE TE OBLIGUAR TE SHPREHIN ATJE,FRYMEN E POPULLIT SOVRAN.VETEM ATA QE MBARTIN BRENDA VETES KETE FRYME TE POPULLIT DO TA VOTOJNE REFORMEN.DHE BESOHET SE KETA DO TE PERBEJNE SHUMICEN E TE VERTETES TE MADHE TE KERKESAVE TE POPULLIT.REFORMA NE DREJTESI ESHTE NJE EVENIMENT I MADH NE FUSHEN E PARIMEVE.NE PARIME NUK KA KOMPROMISE.POLITIKANET PRAGMATIST QE LUFTOJNE PER TE MARRE PUSHTETIN,PERPIQEN TA MINOJNE ATE,MBASI PARIMET NUK MUND NGRIHEN VEÇSE MBI MOHIMIN E PLOTE TE SHKELESVE TE TYRE,DHE POPULLI KETE KERKON,TE VIHET DREJTESIA NE VEND DUKE Ç’RRENJOSUR GROPOSESIT E SAJ.Ç’DO KOMPROMIS MUND TE VIJE VETEM KUR SEICILI POLITIKAN DOREZON VETEN E TIJ NE INTERES TE POPULLIT DHE ATDHEUT.MUND TE KETE NATYRISHT, EDHE BRENDA POLITIKES SHQIPTARE QE TE VETMOHOEN PER AKTET E TYRE,VETEM QE TE FITOJE SHQIPERIA,POR,TE NJOLLOSURIT E MEDHENJ,SHKELESIT E PA SKRUPULLT TE SE DREJTES NE KETA 25 VJET,NUK DO TA BEJNE KETE KURRE.KETA JANE DHE DO TE JENE ATA QE DO TE KERKOJNE KOMPROMIS.KOMPROMISI I TYRE DO TE THOTE NJE PIKE,VETEM NJE PIKE MBESHTETESE PER TE RIORGANIZUAR NE SISTEMIN E DREJTESISE,ENET E KOMUNIKIMIT DHE KAPILARET AQ TE DOMOSDOSHEM PER NGRITJEN E RRJETIT TE SHPETIMIT.ATEHERE,TE MOS KEMI FRIKE TA THEMI, DO TE KRIJOHET NJE DESHTIMI I PLOTE I DREJTESISE QE NUK DO TE REKUPEROHET MË.POR KETA TE MESIPERMIT NE PARLAMENTIN SHQIPTAR JANE PAKICË,QE DO TE THOHET SE DUHET TE PERJASHTOHET KOMPROMISI,SEPSE NGA KEJO PAKICE NUK NA NEVOJITEN VOTAT.POPULLI THOTE,”SHIKOJE TJETRIN NE SY NESE TA KA ME TE DREJTE APO ME HILE”.DHE POPULLI E DI MIRE SE KUSH E KA ME HILE,DHE SE Ç’FARE DUAN ATA.EDHE PERFAQESUESIT E KETIJ POPULLI E NDJEJNE KETE NGA INJEJTI PULS.VOTOJENI REFORMEN DHE DO NJIHNI PERFAQESUESIT E DENJE TE KETIJ POPULLI TE LODHUR DRI NE PALCE NGA KEJO PADREJTESI QE E KA SHTRIRE PERTOKE,POR NUK ESHTE DOREZUAR DHE NUK DO TE DOREZOHET KURRE.BOTEN NE KEMBE E MBAN DREJTESIA,PESHA A SAJ MORALE ESHTE BUSULLA QE ORIENTON NJEREZIMIN E MBARE BOTES.VOTOJENI! LERINI KOMPROMISET QE DO JA U SHIHNI “BISHTIN”,PA U THARE BOJA.ZOTI RAMA!UNE E DI ,TI E KE KUPTUAR SHUME, E SHUME ME MIRE SE SA UNE,SHKO NE PARLAMENT ME VENDOSMERINE E NJE BURRI SHTETI,DHE, E ARTHMJA DO TE NDRISE.

  16. Na bashkoj kenga popullore says:

    Nuk mban kosi uj ma

  17. tan says:

    Vertet se ke ti lepurin? Me cfare i blen 60 000 pound syza yt bir,punon kamarier?! Po kepucet e tua dhe kostumet nga 30000 euro…?!
    Te pakten Zeni e bente korrupsionin vete , ndersa Greg thjesht ska nevoje as te korruptohet se e mbulon babi. Fuck off you bitch demagoge…

  18. i-i says:

    Të gjithë në burg
    Superfuqitë e mëdha kurrë nuk kan dashur që populli shqiptar të këtë demokraci e mirëqënie. Nëse do donin një gjë të tillë ramën, metën, berishen bashën apo të tjerë I kishin “avulluar” me kohë.
    Ata hoqën qafe gadafin dhe sadamin që mbroheshin me miliarda dollarë , veçse atje ka naftë të paparë, kurse në Shqipëri ka shumë njerëz injorantë të verbër nga urrejtja jug- veri, urrejtja fetare, cmira e keqe etj etj ‘mbajë gjallë Dy parti që kanë bërë aq shumë dëm në 25 vjetë SA nuk u në as në kohën e diktaturës së egër të enver hoxhës.

    Është vetëm në dorë të popullit shqiptar

  19. betixho says:

    ZOTI BAZE! PUBLIKO KOMENTIN TIM.

  20. like says:

    Pse u dashka Basha ta votoje basha kushtetuten? Pse Nuk behet nje referéndum si ne Britain?

  21. OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje