Ushtria e Turqisë ka arritur të marrë direkt pushtetin tri herë qysh në vitin 1960. Përse ka dështuar përpjekja e fundit për grushtshtet? Abbas Djavadi i Radios Evropa e Lirë ka bërë një analizë dhe sjell pesë aryse:
Mungesa e mbështetjes publike
Tre grushtshtetet e para janë pritur shumë mirë nga një publik i etur për “paqe dhe rend”, pas periudhave të grindjeve sociale dhe dhunës. Këtë herë, nuk ka pasur mbështetje të tillë publike për komplotuesit e grushtshtetit. Në fakt, turma të mëdha njerëzish i janë përgjigjur thirrjes dramatike të presidentit Recep Tayyip Erdogan për të dalë në rrugë dhe për të kundërshtuar grushtshtetin.
Këtë herë (me sa duket) nuk ishin sekularistët
Ushtria e Turqisë, prej kohësh, e ka konsideruar veten mbrojtëse të Kushtetutës laike të vendit. Në grushtshtetet e kaluara, ajo ka marrë pushtetin nga qeveritë civile që i ka konsideruar rrezik për rendin laik. Këtë herë, autoritetet nuk kanë fajësuar sekularistët, por një figurë ferare, Fetullah Gulen, kritik i Erdoganit, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë dalë po ashtu në mbështetje të qeverisë, duke thënë se përvoja e hidhur nga grushtshtetet e kaluara ushtarake nuk duhet të lejohet të përsëritet.
Policia dhe komplotuesit e grushtshtetit ishin në anë të ndryshme
Në rastet e mëparshme, policia ka respektuar udhëheqësit e rinj të Turqisë, pas marrjes së kontrollit nga ushtria. Në ditët e sotme, policia shihet si më e afërt me qeverinë. Zyrtarët e policisë kanë arrestuar dhjetëra ushtarakë të rebeluar.
Komplotuesit e grushtshtetit ishin pjesë e vogël e ushtrisë
Edhe qeveria, edhe opozita kanë vlerësuar se kryengritësit kanë përbërë maksimum 10-20 përqind të ushtrisë. Në të kaluarën, ushtria ka ndërhyrë si e tërë.
Mbyllja e mediave është më e vështirë
Në rastet e mëparshme, komplotuesit e grushtshtetit kanë marrë kontrollin e televizionit dhe radios shtetërore. Por, në rastin e fundit, lajmet janë shpërndarë falë televizioneve joshtetërore, kryesisht nga CNN turk, pastaj platformat Twitter dhe WhatsApp.
Ka vetem nje arsye
Dhe arsyeja se si nje shtet amalgame qendron akoma ka vetem nje emer USA.
Nese dje amerikanet nuk do e kishin mare per zhelesh e ta conin prape ne stamboll, erdogani do ishte duke shitur qofte ne ndonje trotuar te berlinit.
Ka vetem nje arsye te vertete. Ishte programuar qe te deshtonte nga vete ai qe e inskenoi, Erdogani.
Ky nuk ishte grusht shteti i mirefillte por nje inskenim i Erdokarit. Ju garantoj qe heres tjeter do jete real edhe nuk do deshtoj. Poshte qente islamik ngado edhe kudo-qofshin