BE propozon referendum nëse reforma nuk miratohet. Hahn: Minohet perspektiva europiane e Shqipërisë

19 Korrik 2016, 10:42Politika TEMA

Bashkimi Europian ka legalizuar atë që Knut Fleckenstein tha në Tiranë, se nëse reforma në drejtësi nuk do të marrë miratimin e parlamenit ditën e enjte, atëherë ekziston mundësia që drafti të hidhet për miratim në referendum popullor.

Ne duam të dimë se çfarë është rënë dakord ekzaktësisht dje në takimin e tre drejtuesve të partive kryesore, që të mbajmë qëndrimin tonë.

Do të jetë negative nëse reforma nuk miratohet.

Nëse nuk ka vendim, ka mundësi të diskutohet për një referendum sepse nëse 90 për qind e shqiptarëve janë pro kësaj reforme”, deklaroi komisioneri Johanes Hahn në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Sipas tij, dështimi i reformës do të jetë me pasoja për vendin dhe perspektiva europiane e Shqipërisë do të minohet.

Pati edhe eurodeputetë që thanë se reforma në drejtësi duhet të ishte kusht për Shqipërinë para se të hynte në NATO.

3 komente në “BE propozon referendum nëse reforma nuk miratohet. Hahn: Minohet perspektiva europiane e Shqipërisë”

  1. gjjhffj says:

    Duam referendum. Nese populli voton jo per reformen atehere na fshini nga harta fare. Po na jepni mundesine te votojme. Mundesisht ne gusht.

  2. paradoxal says:

    Bravo, keshtu duhej vendosur qe ne fillim. Shume te ceket ne strategji ju miqte nderkombetare; sikur nuk e dinit qe qofte PD qofte LSI kane konflikte interesi me reformen ne drejtesi. Ambasadori Lu e pati vene ne dukje qe ne fillim kur permendi “se atyre qe u kushton ora me shume se makina ime, s’mund te jene te ndershem”…. E atehere cfare prisnit? qe Berisha dhe Meta te duartrokisnini reformen ne drejtesi?!

  3. A says:

    Si mo KNUT FLECKENSTEIN, ne te bejme reforme ne drejtesi dhe pastaj te shikojme neper birucat e burgjeve “sepse kerkoni ju” “njerezit me te nderuar” te popullit dhe kombit shqiptar si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. “KURRE” mos te “NDODHTE”.
    Por cfare kane bere keto persona, hice gje??!! Shume pak pisllik ku kane shkuar dhe vepruar. Qe mund te “lahet” me pake shurre desha te them urine.
    Si mo keta te na denoni, ku te gjeme me te mire se keta. Po ja cfare kane ditezezet dhe derrezezet, GREQIA nuk ka det dhe bregdet, i falem pakez dete. SHBA-ja nuk kishte armatime, fatkeqesisht ndodhi GERDECI, ndodhe ndonje fatkeqesi ne det nga fortuna mbiten njerez dhe ja nuk ndodhemi aty se jemi ne kazino ne Selanik, po ja qe duke luajtur bixhoz humbim, se o kam faje une se me falin leka dhe me keto bema me vjen historia mbrapa. Me ngjeshin gjera qe nuk i bej o, per shembull arrije te bej goxha rruge te kombit dhe me thone se kam vjedhur 250 mijelion Evro.
    Por ja faj kemi qe na vidhet thesari florit ne Krrabe nga nje fshatar me gomar dhe ky i poshteri merr me gomer 170 kg flori=ar. Por une mundohem te marre masa te laje borxhet e te tjereve qe mi lane ne dere, kur une ne fakt arrestoj me te egerit si pershembull nje berber qe nuk piste kupona per qethje. Ja kapa edhe nje tjeter nga biznesi i madh qe shiste fara kungulli ne rruge. Ja cfare te bej une i shkreti me teper. Kam hapur zyra puna ne te gjithe Shqiperine, cfare faji kam une kur te vine per te kerkuar pune dhe s’kan as zanat dhe profesion.
    Cfare faji kam une me vidhet perseri banka e shtetit dhe bankat e tjera deri ne aeroport, he mo faji i im eshte. Une plasi me ule cmimet e biletave te aeroplanit, nuk ndigjojne mo.
    Do te thoni ju se cfare profesioni kam une, he mo une jam piktor zhgarravinash profesionist, ku zhgarravinat e mija i shes me shumice ne Paris te Frances. I shisnja lire dhe keshtu u detyronja te haja neper mencat e varfanjakeve dhe mjeraneve te Frances. Por ama Francen e kam shetitur cep e ne cep pa pare se u bera barbon.
    Keto pra do t’na bejne reformen ne drejtesi. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje