Negociata të ethshme/ Meta takohet me Bashën në Rogner, pasi Rama takoi Idrizin

19 Korrik 2016, 12:10Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar me Lulzim Bashën paraditen e sotme.

Ata janë takuar në ambientet e hotel Rogner në kryeqytet.

Meta në këtë takim shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Sokol Dervishaj.

Ndërsa kryetari Basha shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Bashës, pas atij në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku u diskutua për reformën në drejtësi.

Më parë në mëngjes në këtë hotel ishte kryeministri i vendit Edi Rama me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe deputetin e kësaj force politike Aqif Rakipi.

2 komente në “Negociata të ethshme/ Meta takohet me Bashën në Rogner, pasi Rama takoi Idrizin”

  1. Delli USA says:

    Harrojeni,Meta nuk eshte naiv,ai e di mire cfar bene,ka te njejtin hall me Saliun.ne nje ane thot se 20 votat e LSI-SE jan per reformen,kurse ne anen tjeter deklaron se kerkesat e opozites jan te drejta,pra USA dhe BE e kan gabim.Te gjithe ata qe jan te rrezikuar nga reforma jan kunder saj,si Saliu,Meta etj.

  2. SHPRESE HUMBURI says:

    Se kush eshte kellira Ilir Meta , kete e di mire , i madh e i vogel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje