Mëkati i pafalshëm i Melanisë

21 Korrik 2016, 17:37Politika TEMA

Nga Mark Embajndër

Të hënën në mbrëmje, Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, doli para mijëra njerëzve të mbledhur në Konventën Kombëtare Republikane, dhe miliona të tjerëve që shihnin nga televizori, dhe mbajti një fjalim, që u pa qartë se kishte huazuar shumë prej një fjalimi që Michelle Obama kishte mbajtur në vitin 2008. Prova filmike është e pamohueshme.

Akuzat për plagjiaturë ishin të shpejta dhe të shumta. “Dy paragrafë e plotë nga zonja e e parë është aktuale, është thjeshtë e pakonceptueshme”, tha ish shkruajtësi i fjalimeve të Obamës, Jon Favreau për BuzzFeed. “Unë nuk mund ta besoj që dikush mund ta bëjë këtë gjë”. Fushata e Trumpit nxitoi të reagojë në mbrojtje. “Duke shkruajtur fjalimin e saj të bukur,” thanë ata në një deklaratë, “ekipi i Melanias mbajti shënime nga frymëzimi i jetës së saj, dhe në disa raste përfshiu fragmente që pasqyronin mendimin e saj. Përvoja e Melanias si emigrante dhe dashuria për Amerikën përshkonte gjithë fjalën e saj, gjë që e bëri atë kaq të suksesshme”. Kreu i ekipit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort shkoi aq larg sa t’i quajë akuzat për plagjiaturë si “thjeshtë dhe vetëm absurde”, dhe shpjegoi se ka pasur mbivendosje, për shkak se “këto janë fjalë dhe vlera të përbashkëta”.

Por fjalimi flet vetë. Në një paragraf, 22 nga 26 fjalë të Melanias ishin marrë direkt nga fjalimi i Michellës. Kjo është plagjiaturë.

Një tjetër kandidat republikan për president mund të dilte nga kjo i padëmtuar. Një kandidat me një parti të unifikuar, një operacion të disiplinuar mesazhi, dhe një reputacion për ndershmëri dhe vullnet të mirë, mund t’i mbijetonte lehtësisht një gabimi të këtij lloji. Por Donald Trumpi nuk është ai kandidat, dhe kjo do ta dëmtojë fushatën e tij.

Trumpi ka dështuar plotësisht për të bashkuar GOP. Ai nuk ka bërë gjeste për të afruar krahët “ndërluftues” të partisë së tij, e as për të zbutur ndjenjat e lënduara. Kjo gjë vazhdoi edhe në vetë konventën. Në të vërtetë, 44 për qind e republikanëve thonë se do të kishin preferuar që të emëronin dikë tjetër. Në vend t’u jepte zë, të hënën, delegatëve të zgjedhur për të përfaqësuar kandidatët e tjerë, ekipi i Trumpit e mbylli një votim të kërkuar për të paraqitur kredencialet. Trumpi do ta kishte fituar, me siguri do të ishte një shfaqje force. Por urdhërat nga lart nuk lejuan të lëshohej asnjë centimetër.

Sa për disiplinë, Trumpi nuk ka fare. Kjo është një arsye përse e admirojnë; ai bën thirrje i prirur nga instikti dhe ndryshon mendje rrugës. Por kjo rrallë funksionon për të. Dhe sa për ndershmërinë? Një gënjeshtër në ditë nga Trumpi është normë.

Por sigurisht, Melania, një rishtare në politikë, e meriton tolerimin. Sigurisht që mund t’i falet një rast plagjiature.

Ndoshta nuk është as faji i Melanias. Ndërsa ajo i tha Matt Lauer të NBC-së herët të hënën, se e shkroi vetë fjalimin, ekipi i fushatës së saj tani thotë se fjalimi është shkruar për të, nga një ekip i cili e intervistoi, shkruajtën diçka së bashku, dhe pastaj i dërgoi asaj një draft për ta përpunuar më tej e saj. Por me sa duket ekipi nuk arriti ta kontrollojë fjalimin, përmes disa kontrollorëve shumë të mirë elektronikë për plagjiaturë. me çdo një prej mjaft të mira damë në linjë plagjiaturë.

Çështja e madhe këtu është guximi i ideve që Melania Trumpi (ose ekipi i fushatës) vodhën. Burri i saj ka qenë në pararojë të lëvizjes së projektuar për të vënë në dyshim patriotizmin e Barak Obamës, fenë e tij, dhe identitetin e tij. Donald Trumpi ka lënë të kuptohet, të paktën dy herë në muajin e fundit, që Obama ka motive të fshehta, kur flitet për ISIS dhe terrorizmin. Ai akuzon Obamën mbjellje me qëllim të farës së mospajtimit racor. Ai ka paralajmëruar për trazira racore.

Të hënën në mbrëmje, në një skenë kombëtare, një grua e bardhë përvetësoi fjalë të ndjera nga një grua me ngjyrë, bashkëshorti i të cilës ka qenë shënjestër e një fushate të pamëshirshme dhe të përqëndruar dehumanizimi, nga bashkëshorti i gruas së bardhë.

Ky mëkat nuk është i falshëm. /The Week – Bota.al

6 komente në “Mëkati i pafalshëm i Melanisë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    E pastaj cfare? Pune e madhe. Kur Trumpi te zgjidhet president te shohim ku do te futet ky palloshi jone.

    1. Korabi says:

      Trumpi do veri Salushin direkt kryeminister, dhe ju do admironi shkelqimin e tij Bathorian, nga poshte gardhit te kryeministrise.A ty te shplafte muti shalet. Nqs Trump vertete behet president, Shqiperia dhe Kosova jane ne mut deri ne fyt se ai ka shprehur mbeshtjetjen ndaj Serbise. Shqiperia hiqet nga partner strategjik ne Ballkan, dhe ti e kupton se cdo te thote per nje shtet me breket neper kembe si ky i yni.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Or Korab or mut deri ne fyt. E para nuk varet nga une se kush behet President ne SHBA dhe tamam prandaj them qe duhet treguar me shume kujdes se si trajtohet Trumpi. Ky KryeCari qe kemi ne per kryeminister i jep pak si shume gojes andej ketej pa e menduar mire se ku del. Ato qe thua ti une i marr vesh me mire se ty o trushkulur. Saliun e di dhe une qe eshte pleher, agjent serb, kriminel e po deshe ti edhe ca me shume, po mua nuk me rruhet shume per kete, Saliu eshte kale i ngordhur tashme. Takemi juaj po e mbani gjalle akoma se keni nevoje gjithmone per nje koke turku e per ta lare mutin me shurre per cdo idiotizem qe ben ai KryeCari juaj. A more vesh ndonje gje nga keto qe te thashe o debil torrollak. Mendohu pak dhe do ta kuptosh.

  2. sonar480 says:

    Kjo eshte nje mashtruese patologjike e pacipe, edhe me shume se i shoqi. Kjo ka genjyer sade per diplomat qe gjoja ka nje ne Slloveni e nje ne Milano, jo me ta kete problem vjedhjen e nje fjalimi!

    1. enter"" says:

      Ka me mashtrues se familja Clinton. Hape pak youtube dhe shiko kur Billi betohej qe skishte bere seks me Moniken…hahahahaah
      A ak me te urryer se Hillary qe mori ne qafe gjithe boten arabe? La ne balte ushtaret amerikan ne Benghazi, dhe historia per tu denuar me emailed e saj.

      Boll ma e shpifet me kete jargavitje. Trump te pakten ta perplas fjalen ne fytyre sic eshte!

  3. joel shkodra says:

    Nje “çorbe gjuhesore” ky lajm. Ose nuk dini te perktheni, ose nuk njihni gjuhen shqipe.
    Mos kini turp ta botoni kete komentin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje