80 mijë euro për një vendim/ Gjyqtari Doda: I plotësoj kushtet të jem gjyqtar edhe me reformën në drejtësi

22 Korrik 2016, 16:21Kronika TEMA

Një ditë pas votimit për reformën në drejtësi, Rasim Doda, gjyqtari i pezulluar nga detyra për dyshimet e korrupsionit, i kërkoi drejtësisë kohë të përgatitet për t’u mbrojtur.

Pas pretencës së prokurorisë që kërkoi pesë vjet burgim dhe tre vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike, gjyqtari i akuzuar thotë se ka besim tek drejtësia.

“Unë kam besim që si puna ime ka shumë gjyqtarë të ndershëm.

Unë kam qenë pro-reformës sepse unë jam një gjyqtar që në Republikën e Shqipërisë i plotësoj të gjitha standardet që na kërkon Bashkimi Europian për gjyqtarët.

Flas në kuptimin profesional, moral dhe të gjitha aspekteve të tjera, unë i plotësoj të gjitha kriteret.

Problemi është si do të implementohet. Unë kam mendimin që njerëz të ndershëm, gjyqtarë, prokurorë ka sa të duash, por pjesa më e shëmtuar është ajo që bën këto kurthe në të cilën gjendem unë”, deklaroi Doda.

Sipas prokurorisë, Doda ka kërkuar 80 mijë euro në shkëmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor, por gjyqtari këmbëngul se është viktimë e një kurthi pasi sipas tij ai ka zbatuar vetëm ligjin.

7 komente në “80 mijë euro për një vendim/ Gjyqtari Doda: I plotësoj kushtet të jem gjyqtar edhe me reformën në drejtësi”

  1. Me qen ky i pakorruptuar i bi me qen un Obama or qeka trim ky ka qef me lujt me zjarr apo i duket normale kjo lloj reforme!!kta aq shum kan vjedh dhe e kan pa gjykaten si burim paresh sa nuk e besojn dot dhe dun akoma tvazhdojn misionin e tyre un nuk di ca emri.ti vej si ka ftyr dhe flet

  2. Bukur e ka thene”une besoj se si puna ime ka shume gjyqtar te ndershem”pra qe ata qe marin 80 apo 50 si ajo gjyqtarja e fundit qe iku dhe erdhi se dikush i premtoi hajde se nuk te denojne dot se u be reforma ne drejtesi,quhen te ndershem sepse te tjeret marin me shume.
    pra kush nuk 100 mij e lart mundet te quhet i korruptuar,edhe ju keni besim se Vllahutini me Lune i mundi te paprekshmit.
    Ah more popull qe fluturon me preshin qe hengri tritan shehu.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Kurthet prandaj ngrihen mor kodosh qe te provojn integritetin ty si gjyqtar.. Ta kishe denoncuar kurthin dhe kjo ishte cfare pritej prej teje.. Viktima e kurthit eshte: bashkepunim ose thyerje e ligjit per interesa personale.. Ne kete rast ti je rasti I dyte.. Ti je per ne Spac mor mjeran…

  4. Fullani says:

    Kush ka marre nen 100 mije Euro dora do futen ne burg se tregon qe e ke pazarin e ulet! Kush ka marre 500mije Euro dora e siper do jete tek lista e bardhe! Perse u bene negociatat !!!!

  5. sarandioti says:

    pyesni sarandjotet per kete mostren burre e grua gjygjtare ne sarande, gruaja vazhdon akoma tani me duket se ngjajne dhe nga surrati ky eshte nje gjakpires nje malsore i ndyre se ne Sarande nuk ka asnje prokurore dhe asnje gjykates ortodoks te gjithe mysliman qe nga kryetari gjykates me shkolle plepash

  6. COBAN says:

    PYETENI NJE HERE MOS ESHTE NGA KALAJA E DODES SE ANDEJ SHAN PYK FARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje