Arrestohet "Tony Montana" i Lezhës

22 Korrik 2016, 10:09Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Montana”, duke vënë në pranga 2 persona për shfrytëzim prostitucioni.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit, Filip Shtjefni (me nofkën Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë, si dhe Lula Marku, 47 vjeçe,  banuese në Lezhë.

Operacioni i policisë mësohet se ka nisur pas denoncimit të bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme  për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale,  rezultoi se këta  2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e  përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

Mbi personat e arrestuar, tashmë rëndojnë akuzat për “Shfrytëzim prostitucioni”,  “Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”.

3 komente në “Arrestohet “Tony Montana” i Lezhës”

  1. dak ulqini says:

    Ja suskesi i pare i reformes tashti edhe me lart.

  2. Franku super Orthoqeni says:

    Pine Kaurresh Vari teneqen keta dhe Gocat e xhajes I bejne Prosti.

  3. al paci says:

    Po ca toni montana eshte ky o gazetare, keta lloje tipash jane llumi i shqiprise qe shfrytezojne shqiptaret neper tortuaret e evropes dhe vijne dhe na shesin pordhe se kushedi ca jane. Keta jane plera dhe skane bythe per azgje jane tipa manjakesh qe presin te bejne leke nga bytha e tjetres. Po te ishte si toni montana ky legeni bente dicka tjeter dhe nuk shfrytezonte femra. Futeni brenda dhe cojeni te denuarit perjete se e rregullojne ata kete montanen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje