Ylli Manjani pas miratimit të reformës: Gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të përgjegjshëm, në këtë periudhë tranzicioni

22 Korrik 2016, 12:11Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa thotë se tashmë është momenti të nisin diskutimet për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve.

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë”, thotë Manjani.

Ministri i Drejtësisë i bën thirrje trupës gjyqësore dhe Prokurorisë të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën gjatë kësaj periudhe.

“Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore”, thotë Manjani.

Pas negociatave intensive, reforma në drejtësi u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm me konsensus të plotë duke kaluar në Parlament me 140 vota pro.

2 komente në “Ylli Manjani pas miratimit të reformës: Gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të përgjegjshëm, në këtë periudhë tranzicioni”

  1. Zyber says:

    Ata do ikin qe do ikin per lesh jozi. …do I luajne fene. ..vidhni. ..se do I villni nje dite. ..

  2. Spartaku says:

    Ylli Manjani,duhet te largohet nje sahat e me pare nga detyra e ministrit.Edhe per reformen ne drejtesi,nuk ka punuar drejte,por nen rrogoz.I dyshimt ne punen e tij si minister.Nuk e kishte shume qejf reformen,por nje dore qe nuk e kafshon dote,do ta puthesh.Edhe Manjani,nuk kishte ç’ti bente popullit dhe nderkombetare e pranoi nga zori reformen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje