FOTOT/ Fjalimi epik: Trump premton rend dhe ligj

22 Korrik 2016, 14:46Bota TEMA
FOTOT/ Fjalimi epik: Trump premton rend dhe ligj

Biznesmeni i pasur amerikan, Donald Trump, e ka pranuar nominimin për president të Shteteve të Bashkuara në Konventën e Partisë Republikane, duke thënë se vendi ballafaqohet me momente të krizave.

“Së bashku ne do ta çojmë partinë tonë sërish në Shtëpinë e Bardhë dhe ne do ta çojmë vendin tonë sërish në siguri, prosperitet dhe paqe. Ne do të jemi vend i bujarisë dhe ngrohtësisë. Por ne, po ashtu, do të jemi vend i ligjit dhe rendit”, tha Donald Trump, mbrëmë vonë në Klivlend të Ohajos, duke e pranuar nominimin.

Më tej ai theksoi se “sulmet kundër policisë” dhe terrorizmi “e kërcënojnë mënyrën tonë të jetës”.

“Secili politikan që nuk e kupton këtë rrezik nuk është i aftë për ta udhëhequr vendin tonë”, tha Trump, i cili kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë post publik.

Në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me gjasë do të ballafaqohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, raporton REL.

Fjalimi i tij i pritur gjatë dhe i parashikuar, u bë në ditën e fundit të konventës, që ishte një manifestim katërditësh i përshkruar me tensione, pasi jashtë pallatit ku u mbajt tubimi kishte protesta, ndërsa brenda në sallë u paraqitën republikanë të njohur, që nuk e mbështetën zotin Trump.

5 komente në “FOTOT/ Fjalimi epik: Trump premton rend dhe ligj”

  1. majlinda says:

    nje njeri komplet i semure psiqik, nje plak i cmendur qe vetem predient nuk mund te behet, Mjere Amerika nese bie ne duart e ketij njeriu, pleqte jane shume kokeforte, i ben mosha dhe kurre nuk duhet te zgjidhen ne keto vende,

    1. enter"" says:

      Pse qenkerka I semure psiqik kur ato qe thote jane te verteta? Ju mos jeni gje fanse e Hillary????? Kesaj zonje qe meriton denim per krimet e saj??

  2. Ky eshte psiqik nazist i urren emigrantet harron qe amerika eshte e emigrantve dhe ata e ndertuan

  3. May says:

    linda, si ka mundesi qe nje popull madheshtor amerikon zgjedh per kandidat nje te semure psiqik?
    Mos valle…….?

  4. May says:

    linda, si ka mundesi qe nje popull madheshtor amerikon zgjedh per kandidat nje te semure psiqik?
    Mos valle……..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje