Banka britanik Barclays ka paralajmëruar klientët të jenë të kujdesshëm në bankomate dhe ka publikuar një video ku shihet mashtrimi më i ri që bëjnë grabitësit.
Një klient është duke tërhequr para nga bankomati.
Një femër bukuroshe rri pranë tij dhe i përgjon PIN-in.
Në një moment ajo rrëzon diçka në tokë për t’i tërhequr vëmendjen.
Ato pak sekonda mjaftojnë që hajduti në krah të ndërrojë kartat në bankomat dhe…vjedhja u krye.