Gjatë sulmit me armë në Myhin të Gjermanisë rezulton se është zhdukur një vajzë shqiptare.
Bëhet fjalë për Armela Segashi, e lindur më 16.05, 2002, e cila rezulton e humbur pasi familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Nëna e saj ka bërë apel për ndihmë duke bërë publik numrin e telefonit ku çdo kush që ka informacion mund ta vërë në dijeni: 004917680072834.
Familja e saj ende nuk ka informacione për vajzën e tyre, derisa e kontaktuar nga Express Nazmija në këto orë të vona të natës ka thënë se asaj i është thënë se emri i vajzës së saj nuk gjendet në listën e 9 të vdekurve.
“Jo ende nuk kemi kurrfarë informatash, veç po thonë se në mesin e 9 të vdekurve nuk është, ku është nuk e dimë”, ka thënë Nazmija për Express.
Ndërkohë një thirrje për Armelën e ka dhënë edhe vëllai i Armelës Arbnori, të cilën thirrje ai e ka bërë në facebook.
Nëna e vajzës ka thënë që vajza e saj ka qenë në një dyqan në momentin kur ka ndodhur sulmi.
Ndërkohë policia gjermane në një konferencë për media ka thënë se emrat e të vrarëve nuk do të bëhen publikë derisa të njoftohen familjarët e tyre.