Kërkesa arrogante e Turqisë për ndëshkimin e gazetarit, reagon MPJ e Kosovës

26 Korrik 2016, 19:30Rajoni TEMA

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, i tha Radios Evropa e Lirë se në Kosovë veprohet mbi bazën e ligjeve të vendit.

Deklarata e Murtezajt pasoi kërkesën zyrtare të ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.

“Në Kosovë bëhet si thonë ligjet e Kosovës, që janë demokratike”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëvendësministri i jashtëm, Murtezaj, duke theksuar se “MPJ është dera e komunikimit me jashtë.”

Agjencia e lajmeve Reuters tha të martën se e ka parë kërkesën e Ambasadës turke dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, krahas edhe komenteve të Buzhalës në “Facebook”.

Buzhala, sipas këtij artikulli të Reuters, më 15 korrik, derisa vinin lajme për përpjekjet për grusht shtet në Turqi, ka ironizuar duke thënë se “iu bëj ftesë qytetarëve të Republikës së Kosovës që janë me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

Ambasada turke e ka kërkuar ndëshkimin e gazetarit kosovar, që është edhe udhëheqës i një prej mediumeve të Kosovës, përmes një ligji të ri që ndëshkon qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në konflikte të huaja.

“Në kërkesën e ambasadës gjithashtu thuhet se ligji në fjalë thotë që komentet nga njerëz siç janë Buzhala ‘duhet të ndëshkohen me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, shkruan Reuters.

Gazetari nga Kosova ka thënë se ai nuk është informuar për kërkesën, porse kjo sipas tij e dëshmon “arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtrojë edhe politikisht”.

“Turqia është përkrahëse e madhe e Kosovës…kompanitë e saj udhëheqin aeroportin e vetëm, distributorin elektrik, ndërsa po ndërtojnë edhe dy autostrada që kanë vlerë 2 miliardë dollarë”, shkruan Reuters.

Ndërkohë, ndaj kërkesës së ambasadës turke për ndëshkim të gazetarit Buzhala, ka reagur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e cilësuar si skandaloze kërkesën dhe njëkohësisht ka kërkuar largimin nga Kosova të ambasadores Kivilicim Kilic.

“Konsiderojmë se kjo kërkesë është shkelje e rëndë e Ambasadës së Turqisë”, thuhet në reagimin e AGK-së, që ka kërkuar nga Ambasada Turke të kërkoj falje për, siç e ka cilësuar, “veprim skandaloz”.

21 komente në “Kërkesa arrogante e Turqisë për ndëshkimin e gazetarit, reagon MPJ e Kosovës”

  1. tetanozi says:

    RESPEKTE KOSOVA.

    1. Arberi says:

      Ndonese kane kaluar 500 vjet nga renia e Arberise, prapseprap turqit osmanllinj hakmerren kundra shqiptareve kudo qe ndodhen. Urrejtja e tyre kunder shqiptareve eshte patologjike, e ka folene ne nenvetedijen e tyre.
      Ata jane te ndergjegjeshem se motit te Skenderbeut ne iu beme pengese qe te mos bejne hap ne Evrope dhe kete nuk mund te na e falin dot…… por as ne nuk kerkojme qe te na e falin.
      dhe iu dhjesim ne çallmat e sulltaneve te te gjitha koherave solemnisht!
      (…jo ne ato te hoxhallareve patriote per te cilet kemi respekt dhe nderim!)

  2. tfgs1 says:

    pune beqirash ,varu Dervish Matullen……………

    1. Ramy says:

      Gjall qenke ti pidh grekushi

    2. Dervish Malluta says:

      @tfgs1, ti je nji hyene yunane, kurse ky ish-Lemi me nofken “xxx”oshte nji hyene turke, prandaj futjani njoni-tjetrit e lereni shqiptart rahat, ok?

  3. tt says:

    Bravo Kosova te marrin shembull edhe keta tanet qe mbeten duke ju lepire rendelecpuarve te Athines si dhe Erdogan kllufit

  4. Geri says:

    Bravo MPJ e Kosovës mos ia kini frikën askujt! Sepse edhe po bëri Turqia sanksione maksimumi nuk do ndërtohen dy xhami që ishin planifikuar.

  5. Geri says:

    Bravo MPJ e Kosovës mos ia kini frikën askujt! Sepse edhe po bëri Turqia sanksione maksimumi nuk do ndërtohen dy xhami që ishin planifikuar..

  6. xxx says:

    rroli i buzhales dhe familjes tij gjat qlirimit te Kosoves ka qene tejet negativ,duhet ta mbroni njeriun,veq siq pom doket nuk e dini kend po e mbroni.

    1. Karatafut Pashe Bushati says:

      @xxx apo tullumbi zorraxhi turk, ku ishe ti dhe minorikaret tjere aziatik gjate terrorit te Milosevicit? Turqit dhe magjupet e Kosoves ishin kolaborator te cetnikve, tash ne dolen
      vellezer?
      Phuuuuuu, “sikter pis milet”, ik baje bythen ne drejtim te Anadollit!

      1. xxx says:

        Po Mikel abazi nuk ka qene rom por gabel katolik,aj ka patur njesin e vete te formuar nga shqipfolsit qe kan bere masaker ndaj shqiptarve ne Gjakove dhe rrethine,shiqo e ki ne jutube.

  7. Arben says:

    PERPARA ERDOAN.

    MJAFT ME ME KETO PROPOGANDA BOSHE.

    KOMEDIANI GJERMAN, U GJYKUA, U GJET FAJTOR DHE U DENUA NGA GJYKATA GJERMANE PER FYERJET NDAJ ERDOAN.

    KUR ERDOAN E NGRITI KETE CESHTJE U CUAN QENERIA ME LLOJ LLOJ FJALESH KUNDRA TIJ.

    PO TANI, QE U VERTETUA SE KA SHKELUR LIGJET E VETE GJERMANISE, PERSE NUK KERKON NJERI FALJE DHE TE ULE KOKEN???!!!!!!

    KY KRIMINEL KA BERE THIRRJE PUBLIKE, PER MBESHTETJEN E GRUSHT SHTETIT NE NJE VEND MIK, DHE THIRRJA U DREJTOHEJ SHQIPETAREVE QE NDODHESHIN NE TURQI, DHE KANE PATUR MUNDESI PRAKTIKE PER TU BERE PJESMARRES NE NGJARJE.

    A E DENON KETE VEPER KODI PENAL I KOSOVES???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KETE LE TA GJYKOJNE GJYKATAT E KOSOVES, KETE GJE PO KERKON AMBASADA E TURQISE.

    EDHE NJE HERE.

    PERPARA ERDOAN,

    ALLAHU EKBER.

    1. Papa Jani says:

      Ooo Ben pordha hajt na e kap njehere per qafe erdoganin

  8. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

    Sa mire e tha Fishta:
    “Turku,shplaka e rande e Zotit
    per mbas deket t’Gjergj Kastriotit”.

  9. SHqiperia e Bashkuar says:

    TURQIT PO TREGOJNE “DASHAMIRESIN” E TYRE, KUNDREJTE SHQIPETAREVE:::PRA KOMBIT SHQIPETARE…
    1-KUR SHQIPETARET E TURQISE TANI SE FUNDI KERKUAN HAPJEN E SHKOLLAVE SHQIPE , me qe Turqia na eshte “Demokratike” moren nje PERGJIGJE:Shkoni ose ne Kosove ose Shqiperi,tani keni dy Shtete..nuk keni pse te na KERKONI NE TURQI SHKOLLA SHQIPE…
    Gazetari Berat Buzhala eshte SHQIPETARE, dhe si i tille ka MBESHTETJEN E E MILJ:SHQIPETAREVE…nuk Flase per ata Shqipetare-Turqe, qe kane Zbathur Breket perpara Turkut….
    ISA BOLETINI I MADHE THA:Mjafte me me Xhamija Turke DUHEN HAPUR SHKOLLA SHQIPE…..Shqipetaret bejne edhe pa Turqit…NE KEMI MIQE PERENDIMIN SE I PERKASIM PERNDIMIT..ME “Vellezerit Pushtues Mongoleso-Osmane” nuk na lidhe asgje…PERKUNDRAZI NA NGAJNE 500-te vjete Shtypje Vrasje asimilim kombetare::LE TI THEMI JO “PUSHTIMIT” TE RI OSMANE…

    1. xxx says:

      po ju e keni shit b.. te greku per 300 euro,po qka pju bejn Italjant e Britanezt bre fara flliqur aj perendimi eshte per Kosovart e jo per shpellart e veriut qe per 1000 lek shesin motren te armiku shqiptarve.

      1. ay qy says:

        Ti ke shit bythen tate,motren,nanen,sumen e e tates ene gjithe fisin tat te turqit! Pranej mbylle ate hale mor shkerdhate tyrcelie,mor bythcpum ?

  10. vang says:

    ARBENIT:Kur lexova komenttin tend mu kujtua nje varg nga nje poezi satirike e Cajupit;”‘Po paske qene veshgjate more beu yne etj…..”.TI more Arben po te ishe me poshime ne Turqi si do merrje pjese ne luften kunder “pucisteve”??????? Po te tjeret si do ti bashkoheshin ushtrise????? A mundesh te analizosh ato qe thua??/.

  11. Kavajoti says:

    Askush nuk ka te drejte te nderhyje dhe te provokoje dhe te detyroj ne shtepine tende cili do qofte

  12. dash says:

    Je ne rregull Shqiperia e Bashkuar,jam me ty…

  13. Arjan says:

    Kjo eshte nga dashuria e madhe qe ka Turku per “vellezerit”.Akoma merreni me ata funderina qe na Kane lene jo vetem500 vjetmbrapa por edhe500 vjet anash.Ju kosovareve mire jua bejne se i jeni afruar shume Turqise doni tu mesoni si gjuhe te dyte turqishten femijeve neper shkolla ,idiote te pandreqshem.O Arben o kokeloqe gjithe ku diell dhe su poqe , Shqiperia eshte ne evropes kurse ti do erdoganin ,te q—e alahu te qif–.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje