Partizani ka humbur në ndeshjen e parë të raundit të tretë të “Uefa Champions League” përballë skuadrës së Salzburgut në “Elbasan Arena”.
Një humbje e cila i komplikon së tepërmi shanset e të kuqve për të shpresuar tek kualifikimi pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në Austri.
Salzburgu fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të shënuar në pjesën e dytë nga ana e Soriano i cili shëndërroi në gol 11-metërshin e shkaktuar nga Labinot Ibrahimi.
Pavarsisht përpjekjeve Partizani nuk arriti dot që të barazojë duke marrë një humbje e cila i “shuan” shanset e 15-herë kampionëve të vëndit për tu kualifikuar.
Partizani u perpoq???????
Se paske pa ndeshjen plako.
Austriakeve nuk i duhej portieri. Kot e kishin marre me vete. Ti kishin sjelle noi karrike
Vec emri:”Partizan”,si ai i Beogradit,tregon se sa vlere ka ky ekip i pavlere.
Do humbase edhe sfiden e dyte.