Partizani-Salzburg është ndeshja e raundit të tretë të “Uefa Champions League” që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Një sfidë ku të kuqtë do të kërkojnë të marrin maksimumin pavarsisht se përballë kanë një skuadër mjaft cilësore si Salzburgu.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare.
Partizani: Hoxha, Krasniqi, Arapi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Vila, Torasa, Fili, Ekuban
Salzburg: Ualke, Ulmer, Shvegler, Çaleta-Car, Hintereger, Berisha, Lazaro, Samaseiku, Bernardo, Soriano, Dabur
Mbyllet ndeshja e “Uefa Champions League”, Partizani-Salzburg me rezultatin 0-1
Minuta 76′, Ekuban ka sërish një rast të artë për barazuar shifrat duke goditur saktë brenda zonës por ndalet mrekullisht nga portieri
Ngelet dhe Partizani me 10-lajtarë duke barazpeshuar numrin e lojtarëve në fushën e lojës pas ndëshkimit me karton të kuq të Kalarit
GOL! Salzburgu kalon në avantazh me anë të Soriano që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë
Salzburgu mbetet me 10-lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Samaseiku i cili ndërhyri ashpër ndaj Torassës
Minuta 51′, Provon Trashi me anë të një godtije dënimi por gjuajtja e tij është qëndrore
Minuta 48′, Shqiptari Valon Berisha vë në rrezik portën e Partizanit duke goditur nga distanca por topi i tij kalon ngjitur me tranversën
Nis pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0
Minuta 35′, Partizani humbet një rast të artë për të kaluar në avantazh me anë të Ekuban i cili i vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgojë topin në fund të rrjetës
Minuta 31′, Shfaqet rrezishëm Salzburgu me anë të një goditje këndi me Hintereger që provon me kokë por jashtë kuadratit
Janë luajtur 15-minutat e para të ndeshjes me Partizanin që është më kërkues për të gjetur golin e avantazhit
Nis ndeshja mes Partizanit dhe Salzburgut me topin e nisur nga qëndra nga ana e skuadrës së Partizanit
Po peesim komentin e edvinit ne fb ose twitter, ndoshta ka edhe ndonje premium 1 milion euro per partimorrin qe do kaloje nga konto e vellait te edvinit per tek konto e gaz comit njeriut te tos nanos