Rrjeti televiziv ABC në Australi, ka publikuar së fundmi një seri dokumentarësh, ku tregohen abuzimet e kryera në disa institucione publike dhe private, si qendrat për të moshuarit, por edhe qendrat e vuajtjes së dënimit nga të rinjtë.
Në një video të re, tregohen pamjet dramatike se si disa djem të rinj, të cilët gjendeshin në izolim, dhunohen fizikisht nga rojet, e madje kundër tyre përdoret edhe gazi.
Ngjarjet datojnë në vitin 2014, dhe atëherë autoritetet i patën lavdëruar veprimet e gardianëve, duke i cilësuar si të nevojshme.