Report Tv ka siguruar videon e ngjarjes tragjike të një dite më parë në repartin e Hemodializës te Spitali Amerikan, ku pas një zjarrvënie të qëllimshme humbën jetën 2 pacientë dhe u plagosën rëndë katër të tjetër.
Në video duket qartë momenti kur autori i tragjedisë, Lefter Canaj, pacient në Spitalin Amerikan i hedh benzinë dhe i vë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçi.
Mësohet se më herët mes dy pacientëve ka pasur një konflikt dhe shkak dyshohet të ketë qenë radha për marrjen e shërbimit të Hemodializës.
Reagimi:
Pas rënies së zjarrit në repartin e Hemodializës përmes një deklarate për mediat ka reaguar Spitali Amerikan nr. 1 duke deklaruar se ngjarje të tilla janë shumë vështirë që të parandalohen, pasi nuk mundet që të kontrollojnë pacientët.
“Ngjarje të tilla nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelin të drejtat për t’i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë” deklaroi njëra nga mjeket e Spitalit Amerikan.
Përsa i përket ngjarjes dhe reagimit mjekja e spitalit Amerikan theksoi se ka qenë i menjëhershëm dhe kur ka ardhur policia me zjarrfikësen gjithçka ka qenë nën kontroll.
“Ajo që ka ndodhur ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni, që një pacient që kryen dializën e ka të pamundur që të lëvize, pasi është i lidhur me makinën.
Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, pas veprimit të pacientit, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët.
Brenda 3 minutave stafi nxori jashtë pacientët dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia deh zjarrfikësja ishte në kontroll përveç dy pacienteve që janë dëmtuar nga shpërthimi”.
Mjekja ka dhënë informacion edhe mbi gjendjen shëndetësore të pacientit të lënduar Dashamir Saraçi. “Pacienti është djegur në 90% të trupit nga zjarri”deklaroi ajo.
O zot ku jetojme. Ngrihu Enver nga varri se ky popull eshte karepsur fare.
Mire qe duket si uje, po eren a e ka si uje benzina???!!! Po qe pacienti hyn, del, hyn prape si ne nje han pa porta???!!! Keta marrin leket nga shteti, lene nje infermiere te lodhur, reagojne pasi pacientet futen nen krevat dhe vdesin nga asfiksia dhe pastaj kane edhe paturpesine te japin deklarata…
Infermierët s’kanë faj përkundrazi duhen lavdëruar por spitali po!
Masat kundër zjarrit duket që nuk janë marrë. Të mos ketë asnjë sistem kundër zjarrit në një ambient ku ka materiale që digjen lehtësisht dhe për më tepër të populluar gjatë gjithë kohës me pacjentë kjo është e pafalshme! Edhe rroli i shtetit duhet parë! A ka bërë inspektime për sigurinë? A ka bërë verifikim nëse ka siguracion për mbrojtjen e spitalit nga zjarri? A ka dhe a kanë funksionuar daljet e emergjencës etj., etj…
Psikopatë (zoti më ndjeftë pasi paska vdekur) ka plot! Por zjarri, në bazë të materialeve që shoh mund të kishte shkak edhe një shkëndijë elektrike apo diçka tjetër!
A duhet të ishin marrë këto masa apo lahemi duke i kërkuar llogari ndonjë psikopati sa herë ndodh diçka apo vdes dikush?!
Cfare tmerri, cfare llogjike?! Nuk kemi cfare ti bejme?!
1- E keni te paisur punonjesit me certifikate apo deshmi te mbrojtjes kunder zjarrit?
2- Sa here e keni trajnuar stafin per mbrojtjen nga zjarri?
3- Ku i keni te vendosura paisjet kunder zjarrit dhe daljet per emergjenca te tilla jane te dukshme dhe te hapura.
4- Po alarmet per rastet kur shperthen zjarri perse nuk kane funksionuar?!
5,6,7,8,9,10 etj etj Ka shume pyetje që ju si spital duhet ti pergjigjeni se kur vendosni atë emer Spitali Amerikan dhe çmimet Amerikane, mbaheni dhe pergjegjesine Amerikane. Ngushellime familjeve dhe uroj tu demshperblehet humbja.
Fiks fare… Kta injorant a e pyesim ndonje her veten se si mund nje njeri te arrij ne ate nivel kafsheror.
Jo po, zjarrfiksi a ka nuse a jo, se po nuk pati nuk eshte cun serioz.
Ca jan kta i jarant kshu me!!!!
I nderuar TNT,behet fjale per nje spital Ameriqian ne Kaldahar,jo ne Ameriqi!Thirri mendjes!Jetojme ne demokraci qe mezi e fituam fale “miqeve “dhe burrave te shtetit .A ka kuptimi me te plote ky kodosh term “demokraci” ku pacienti me shishe benzine djeg pacientin e la pa pare serine e radhes se nje telenovelen turke!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! .