Nuk është aspak mënyra e zakoshme se si zhvillohet një ceremoni funerali, ku në vend të priftit apo një fjalimi nga ana familjarëve, të shfaqen në fakt dy striptiste.
Megjithatë, diçka e tillë duket se nuk përbën aspak një tabu në disa qytete të Kinës, si edhe në Taiëan, ku këto performanca synojnë të tërheqin sa më tepër persona në ceremonitë funebre.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon dy striptiste, teksa kërcejnë prajnë një arkivoli, ndërsa në sfond dëgjohet “Moves like Jagger” e Maroon 5.
Ndonëse reagimet e komentuesve kanë qenë kryesisht negative, ka patur edhe nga ata, të cilët janë shprehur se, ndoshta i ndjeri kështu do të kishte dashur të përcillej.