Rama takim me astrofizikanten Laura Mersini, zbuluesen e teorisë së re të "Big Bengut": Nder dhe kënaqësi biseda me yllin shqiptar

31 Korrik 2016, 13:07Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me astrofizikanten Laura Mersini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet: “Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës”.

Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’.

11 komente në “Rama takim me astrofizikanten Laura Mersini, zbuluesen e teorisë së re të “Big Bengut”: Nder dhe kënaqësi biseda me yllin shqiptar”

  1. Zigur Qarri says:

    Rrespek per Zonjen Mersini.
    Mira Mezini eshte gjithashtu nje tjeter femer shqiptare,qe ka bere emer ne shkence.
    Mersini,Mezini!Kan gje per te thene debilat e Janullaposit,trumykurit qe jetojn ne retrospektive?
    Lehni laro,pellisni jevgjiter anadolli!

  2. Mul Noka says:

    Edhe Muli i PD-se, eshte shkencetar. Po ate e takon vetem dhe eksluzivisht Saleh Haleja.

  3. Koqo says:

    Me nje lule nuk vjen behari. Edvino!!!! A po ja rrit ndopak cilesine e jetes atij populli ??Ik e kiu Edo.

  4. mirel says:

    Ashtu eshte. Big dhe Bengut.
    Kjo vlonjatja superfemer vjen dhe respejton institucionin.
    Po ne fakt nuk ja vlen te diskutosh perpjestimin shkence dhe injorance ne kete foto.
    Respekte o vlonjate. Na ben krenare.

    1. gero says:

      Ke shume te drejte mjafton te shohesh se si qendron secili ne kete foto dhe del vete konkluzioni.

  5. gr says:

    Respekt per Zonjen Lauara Mersini!
    Avanguard ne shkence dhe shprese per planetin dhe boten!
    Ndjehem jashtezakonisht krenar qe jam bashkombas i saj, Shqiptar.
    God bless You Lauara!

  6. Aso says:

    Kjo eshte grua e zonja, qe gjithcka e ka arritur vet. Edhe nga prinderit ka nje tradit ne fushen e studimeve shkencore. Ne nje fare mase eshte dhe product I shkolles sone. Jo te tanishme.
    Me shume se te mburremi me te do ishte mire ta pyesnim si ti organizojme universitetet tona me punimet shkencore. Nuk do ishte keq te Na jepte mend edhe per akademin e shkencave. Por dhe sikur ti mernim para sysh cka do thoshte, mire do ishte. Hallall e paste!

  7. Arturi says:

    Kujdes me gjuhen e trupit, z. Kryeminister!

  8. AlbanEftibiuARCHITECTS says:

    O dele bashkekombase, e keni keqkuptuar. Shpikesi i teorise se Big Bengut eshte E Rama jo kjo zonjushe. Ajo thjesht po pohon shpikjet shkencore qe ka bere Rame trubetoni kur i prishet betoniera. E Rama eshte DinShumi global

    Censura e Meros ne sulm

  9. asd says:

    Po ate kandidat/deputeten qe punonte ne Microsoft pse e dhunove Rama ?

  10. Shushica says:

    Respekte Laura.Edhe babai juaj ka qënë shkencëtar, ka aplikuar i pari metodat matematike për projektet ekonomike .Prej një lidhje krushqie , kur isha student bashkë me vëllain kemi bërë vizitë në familjen tuaj dhe babai , Nexhati , ndihej shumë i kënaqur për vlerësimin që i kishin bërë , duke e transferuar në intitucionin më të rëndësishëm ekonomik.Natyrisht, aftësitë e tij të jashtëzakonëshme i kishin kapërcyer barrierat biografike , dhe në atë kohë, sidoqë ishte sistemi politik, truri vlerësohej , shfrytëzohej , edhe pse pagesa ishte standart, njësoj si për atë që rrinte gjithë ditën pa prodhuar asgjë , si për atë që kishte rendiment të lartë…Natyrisht , ishte ky difekti themelor i socializmit real që çoi në mos vazhdimin e vrullit fillestar i cili pa dyshim ishte shumë i shpejtë , por që gradualisht u zbeh .Natyrisht edhe mungesa e demokracisë politike dhe lirisë ekonomike çuan në rënie.Por rënia jonë ishte e tmerrëshme , sepse praktikisht e gjithë inteligjenca prodhuese , teknike e shkencore , për të cilën ishin shpenzuar miliarda u hodh në mes të katër rrugëve , për ti hapur rrugën vjedhjes dhe biznesit idjot të rrugës të domiiuar nga bandat partiake .Dhe yjet tona shndrijnë vetëm jashtë , ndërsa ne japim pritje kortezie….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje