Veliaj: Në fund të vitit biletë urbani elektronike. Tirana do të ketë autobusa elektrikë

31 Korrik 2016, 09:31Sociale TEMA

Një vit në krye të punëve të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vjen me një rrëfim ekskluziv në Ora News përballë  gazetares Mimoza Picari. Projektet  e Tiranës se madhe, zhurma e kantierëve dhe e politikes si dhe sfidat e së ardhmes. Tirana që kemi dhe ajo qe do donim të kishim.

Zoti Veliaj jemi këtu në terrenin e punës. Ju pamë të vinit sot me makinë, ditën e parë shkuat me këmbë, pastaj me biçikletë, pastaj me autobus, sot me makinë. I përmenda këto për të thënë se cfarë është bërë me transportin, rrugët….?

Veliaj: Po mundohem të jem prezent në të gjitha mënyrat e transportit në Tiranë. Makina e bashkisë nuk është më benzi luksoz, është një makinë hibride që harxhon dy litra naftë në javë. Besoj që është më mirë edhe për taksapaguesit, pro edhe për kryetarin e bashkisë që të inkurajojë …

Ta nisim me humor, nuk është prodhim i formulës Nuland, makinë hibride…?

Veliaj: Jo jo, në fakt është një prodhim japonez. Ndërkohë që me biçikletë 2-3 herë në javë sidomos në distance që janë të vogla, nuk ka nevojë të jesh me makinë, ndërkohë që mundohem që një herë në javë të marr vetë autobusin që të shikoj linjat. Sot po shikoja linjë e Paskuqan-Babrrusë edhe pse licensohet nga Kamza sjell ndotje në Tiranë, sjell trafik në Tiranë dhe na duhet që të japim një koncensus mbi  mënyrën ku stacionohet. Kemi pasur disa ndryshime të transportit. Në mbledhjen e fundit shtuam linjat. Besoj brenda fundit të vitit ne do të kemi një biletë elektronike për transportin publik në Tiranë dhe për herë të parë do të fusim autobusa elektrik në Tiranë që kanë zero ndotje. Do të kenë karrikues të fuqisë së lartë për atë që quhen fast charger dhe do ta pilotojmë këtë si projekt. Unë besoj se e kemi shancin që të shkojmë menjëherë tek teknologjia e fundit pa kaluar të gjitha fazat që i kaluar bota dhe tashmë ka mbërritur tek energjia e rinovueshme. Jemi duke menduar edhe një rrjet, duke qenë se edhe e ardhmja po shkon drejt transportit elektrik edhe një rrjet të karrikuesve në Tiranë për makinat e të ardhmes. E di që shumë njerëzve u tingëllon si utopi, por këtu do jemi do të kalojë një dekadë dhe do të themi: Sa mirë që Tiranë është i vetmi qytet në Ballkan që ka edhe një rrjet ku mund të karrikosh makinën tënde elektrike. Besoj se shumë prej inovacioneve që po ndodhin është mirë që ti paraprijmë me një Tiranë që është gati për ndryshim.

Bileta u rrit, por duket se shërbimi ka mbetur po aty. Autobusët janë njësoj të mbipopulluar, ajëri i kondicionuar në shumicën e rasteve mungon. Pse nuk e përmirësoi ky çmim këtë shërbim?

Veliaj: Së pari çmimi kishte si qëllim indeksimin e një 8-vjeçari ku duhëet faktikisht indeksuar  nga më përpara. Indeksimi i çmimit siguroi që nuk ndërpritej transporti. Pra ajo që ne do të rrezikonim dhe që u bë realitet në fakt edhe me grevën, edhe me bojkotin e linjave është që nuk do të kishim fare shërbim, kështu që çmimi garantoi që të paktën të vazhdonte shërbimi. Licencat e reja që do të jepen këtë verë do të garantojnë një flot të re të autobusëve dhe sigurisht edhe standard më të larta. Megjithatë nuk mund të them për të gjithë ata që kanë vrojtuar, pra përtej histerisë, por për të gjithë ata që udhëtojnë realisht me transport publik gjobat kanë dhënë një rezultat, janë pezulluar pa fund faturino dhe shoferë. Sot nuk kemi më situatën që kemi pasur më përpara ku ishte normale që të pihej cigare, të flitej në telefon. Shumë prej shoferëve në momentin e parë që fotografohen nga një qytetar humbasin menjëherë vendin e punës. Në momentin kur një fatorino flet keq . Pra diçka ka ndryshuar. Sigurisht ne kërkojmë një prefeksion, por mos harrojmë që bileta jonë është 40 lekë. Në Prishtinë, qytet sa ¼ e Tiranës vetëm në dy linja autobusi, bileta është 70 lekë, ose 50 cent. E njëjta gjë edhe në Shkup, vërtet autobusët janë me dy katë, kompania shtetërore, nuk u bë privatizimi si në Tiranë që u privatëzua gjithçka. Kështi që po e rimendoj seriozisht, pra ne kemi biletën më të lirë në rajon dhe për këtë besoj se faktet mjaftojnë, por shoh që kemi hapësirë për të bërë edhe më mirë. Një mënyrat për të konkuruar privatin dhe shërbimin problematik që ne kemi është që ne siç po bëjmë me pastrimin të krijojmë edhe një kompani me me transport, pra ti kthehemi viteve 90, ku vetë jemi një nga lojtarët, sepse besoj se ky privatizimi kudo duke i lënë barrën kryetarti të bashkisë vetëm që të bëjë rojen e të gjithë atyre abuzuesëve nuk është eficente. Pra po e konsideroj seriozisht krijimin e një kompanie publike që të marrë pak terren në çështjet e transportit publik.

1 komente në “Veliaj: Në fund të vitit biletë urbani elektronike. Tirana do të ketë autobusa elektrikë”

  1. tfgs1 says:

    cdo gje do te jete elektronike,vec halese tradicionale……….”ala turka” dhe fshirje bithe me gisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje