Gadishulli i Ballkanit përfshin një pjesë të mirë të Evropës dhe është një nga vendbanimet më të vjetra në kontinent. Aty ndodhen qytete të shumta historike dhe mrekulli natyrore. Nga malet në plazhet e pacënuar, nga ndërtesat e lashta në resortet luksozë, me pak fjalë aty ka diçka për shijen e të gjithëve.
1. Manastiri Rila, Bullgari
I ndodhur në malet Rila, manastiri ortodoks u themelua në shekullin e 10-të. Ai është një nga vendet më të njohura në vend, duke tërhequr rreth 1 milion turistë në vit.
2. Blagaj, Bosnjë dhe Hercegovinë
Blagaj një manastir i ndërtuar në shekullin e 17-të është mjaft i njohur dhe i famshëm. Vendi gjithashtu ka një natyrë të bukur, gjallesa të llojeve të ndryshme dhe pamje të mrekullueshme.
3. Shën Sofia, Stamboll, Turqi
Fillimisht e ndërtuar në vitin 360 si kishë ortodokse greke, më vonë shërbeu si xhami, tani është një muze dhe pikë referimi e famshme në qytet. Shën Sofia ka rëndësi kulturore, historike dhe arkitektonike.
4. Dubrovnik, Kroaci
Përveç të qenit një nga destinacionet turistike më të njohura në Mesdhe, Dubrovnik është i mbrojtur edhe nga UNESCO.
5. Liqeni Bled, Slloveni
Liqeni Bled është një perlë e vërtetë në Alpet Julian dhe një nga destinacionet turistike më të preferuara dhe më të njohura në vend. Jo vetëm liqeni është i bukur, ka një kishë në ishullin Bled të ndërtuar në shekullin e 17-të.
6. Shën Stefani, Budva, Mali i Zi
Ai ndodhet në bregdetin e bukur të Adriatikut. Shën Stefani ka plazhe me rërë ngjyrë rozë të lehtë, ujë të pastër kristal dhe fshatra historikë, shkruan TiranaObserver.
7. Parku kombëtar i Liqenit Plitvice, Kroaci
Një nga parqet më të famshëm në të gjithë Evropën përmban liqene mahnitëse, ujëvara, shpella dhe male.
Monastiri more gazetar leshi……………..
SHEN STEFANIN DHE SHEN NAUMIN ja fali babai kombit jugosllavis AMET ZOGU qe sot ka bustin ne mes te TIRANES per shperblim meqe e sollen ne fuqi me ushtrin serbe,ai qe beri luften çliroj dhe ndertoj shqiprin quhet tradhtar ky esht absurdi SHQIPTAR prandaj çdo gje shkon per se mbrapshti ne kte vend kto 25 vjet se kurr haku nuk shkon tek i zoti, por tek horri krimineli batakçiu tradhtari dhe hajmuti,verioret mot e jet ne ter egzistencen e tyre kan ber pazare me trojet e veta, shikoni saliun sa qe ne fuqi i fali detin greqis qe sot jemi te lidhur me nje mij konventa,pale ta kishin mar pushtetin qe mbas luftes dyt kushedi kujt kombi do i perkisnim sot se SHQIPRIA do kishte 50 vjet harruar.
O Vedeta mëso të shkruash në rradhë të parë edhe mos mer përsipër të na tregosh historinë! Pastaj të gjitha veprat e komunistëve tuaj të dashur shumëzohen me zero kur je në dijeni të krimeve makabër që kanë bërë dhe punës skllave që kanë përdorur! Po ashtu edhe lufta robëruese e partizanëve që pushtuan shqiptarët dhe vranë 10 gjermanë që po largoheshin nga Shqipëria, në fillim vranë shokët e vet, e pastaj popullin mbarë! Kështu që mos mbro njerëzit më të flliqur të historisë tonë sepse tregon që ose je i pditur, ose je i atyre dhe si ata!
He …..se tani qe do ndertojme xhamine e madhe ne Tiron….do kena edhe na ate…si i thone…atrakcion turistik….do jena edhe na pike turistike….do shkulen te gjithe e do vijne n’Tiron
Po malin Athos ku e keni more palaco?