Ambasada gjermane në Tiranë beri te ditur sot se mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane në Tiranë shprehet: “Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.
“Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli “, shprehet amasada gjermane.
Fotot ku jane???????
Sipas teje, ku jane, ne Dukat???!!!
Po ne Theth more gomar!
Ne Dukat ka dhi, barinj edhe gurë.
Ik ore lugat. Merr vesh ti ca është Dukati
Marr vesh more hu, se fatemiresisht e fatëkeqesisht kam qenë atje!
Eh ç’vete dhe Thethin na e zbulojn gjermanet .poooohhhhhh.
Hartografia e Shqiperise eshte me e pershtatshme se ajo Gjermane e Zvicrrane. Shqiperia i ka malet (me lisa te thate ), i ka lumejte, kanjonet -grykat, liqenjet, e ka detin i ka edhe alpet. E ka Shkodren, i ka edhe shkodranet por jo edhe zviceranet e gjermanet. Shkodra i ka te gjitha resurset qe preferon ekonomia e turizmit. E ka edhe Thethin, pse jo. E tere Shqiperia eshte e mveshur me ‘ar’, momentalisht te ndryshkur. I nevoiten minator per t’ia zhdukur ndryshkun.Shkodrane, ju e keni politiken e hakmarrjen ne gjak, thirreni gjermanet e zvicranet qe t’ua hjekin at mbeturine ashtu qe t’ia ktheni vendit namin, t;ia ktheni punen, kengen, humorin e begatine te cilen e meritoni. Thethi eshte ar-duhet ta shfrytzoni, pse jo edhe me dhi e edha.
panorama qe duhet te mbrohet, pa lejuar qe te betonizohet si cdo gje pak turistike ne shqiperi!
Po gjermanet e dijn qe ne ate rreth operojn shokt e Sokol Maces,shkoni ne naj agjension turistik dhe thuani per shipri ju trgojn mejhere qe eshte vend i pasigurt,po qka jeni ka ju beni Kosovarve ne rrugen e HAJNAVE.