Ministrja Ekonomi promovon turizmin nga Gjiri Lalzit deri tek Kepi Rodonit

11 Korrik 2016, 19:44Turizëm TEMA

 

Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit Milva Ikonomi ka eksploruar së bashku me një grup gazetarësh zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe problemet e turizmit aty. Së bashku me një grup gazetarësh nga media të ndryshme pamë nga afërt se si është duke u zhvilluar turizmi, dhe çfarë ofron e gjithë zona e Gjirit të Lalzit.

Ndalesa e parë në urgjencen shëndetësore e hapur enkas për sezonin turistik në afërsi të plazhit në Gjirin e Lalzit, ku punojnë me nga ty turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë.

Mjekja Edjona Murati na tha se gjatë një dite në këtë qendër shëndetësore vinë 8 deri në 10 persona.

“Në fakt ndryshe nga viti i parë ku nisi të ofrohej ky shërbim shëndetësor, këtë vit duket se pushuesit janë më të informuar edhe orientohen më lehtë në gjetjen e qendrës shëndetësore. Rastet që kemi trajtuar këtu janë të lehta si pickime nga grerëzat apo bletët, djegie nga dielli, hiper tensioni . Në këtë qendër jemi të pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme në raste urgjence si dhe EKG apo edhe oskigjen. Kjo na ka ndihmuar shumë të trajtojmë rastet e urgjencës” tha Murati.

Vitet e fundit rruga nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit po përdoret nga të apasionuarit e udhëtimeve me biçikleta. Se çfarë ndjesie të jep një udhëtim i tillë disa prej gazetarëve e provuan vetë duke përshkuar një pjesë të rrugës me biçiklete. Për ne në fakt është një kënaqësi e madhe që paketat turistike bëhen të kombinuara dhe ky është rasti sot për ta parë nga afër se si shfrytëzohet kjo lloj mundësie për ata që janë të apasionuar të udhëtojnë me biçikletë në këtë zonë. Ky element na ndihmon të kuptojmë se si mund të pasurohet një paketë tusitike në një zonë të vogël gjeografike. Në hyrje të Gjitit të Lalzit ne pamë një biznes që ndihmon turizmin ndërsa këtu po shikojmë si është duke u zhvilluar turizmi i aventurës. Të gjithë këto element mund ta joshin më shumë turistin qoftë vendas dhe të huaj.

Udhëtimi me gazetarët vijoi drejt pjesës fundore të Kepit të Rodonit për të mbërritur në Kishën e Shnandout një objekt kulti 700 vjeçar i cili çdo ditë vizitohet nga pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin këtë vend për të bërë plazh.

Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës kemi arritur një dakortësi në zgjatjen e të qëndruarit hapur të këtyre qendrave muzeale. Të tilla objekte kulti kanë rëndësinë e vet për turizmin në vendin tonë.

Kjo zonë u ofron turistëve edhe një atraksion tjetër. Kalanë e Skënderbut e ndërtuar buzë detit. Nëpërmjet një varke të vogël me motor udhëtimi për të mbërritur në këtë kala merr vetëm 10 minuta.

Ndalesa e fundit Agri-turizëm Huqi një investim tjetër në këtë zonë i cili gjithnjë e më shumë po tërheq turistë.

Një hapësirë e gjerë buzë një liqeni artificial në shërbim të pushuesve duke servirus ushqime tradicionale tërësisht bio.

Brenda një dite në këtë zonë larmia e aktiviteteve për një turist është e shumëllojtë.

Muajt e fundit ne si ministri përmes Agjerncisë Kombëtare të Turizmit kemi organizuar ture me gazetarë nga Izraeli, Italia, Greqia dhe sëfundmi nga Gjermania për ti treguar se çfarë ofron turizmi shqiptarë. Krahas turistëve të huaj ne duam të inkurajojmë qytetarët shqiptarë të pushojnë në Shqipëri. Prandaj përmes medias duam të përcjellim situatën nga terri se çfarë ofron kjo zonë vetëm 50 km larg Tiranës. Po të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në të ardhmen duke udhëtuar sëbashku në zona të tjera të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje