Nga Enver Robelli
Ditari i Sarandës (1)
Çfarë mëson njeriu në Sarandë në korrik të vitit 2016? Rr. thotë: «Ta thotë vëllai ty: na shpëtoi Kosova! Grekët s’kanë lekë». Në fakt Rr. nuk mendon grekët që besojnë se janë pasardhës të helenëve, jo, jo, Rr. e ka fjalën për shqiptarët që qe një çerekshekull bëjnë punët më të rënda në Greqi dhe kriza financiare i ka sjellë para falimentimit. Por shqiptarët s’dorëzohen. Shpesh i kanë punët më mirë se grekët e shtresës së mesme. Disa prej tyre janë kthyer në Sarandë dhe kanë sjellë përvojën e punës. Etikën e punës.
Çfarë mëson njeriu në Sarandë në korrik të vitit 2016? Mëson se Shqipëria paskësh një ishull me emrin e bukur dhe ekzotik: Tongo! Tingëllon si ndonjë ishull në Afrikë apo në Maledive. Është në Shqipëri, në fund të Shqipërisë, në vijën kufitare me Greqinë.
Çfarë mëson njeriu në Sarandë në korrik të vitit 2016? Mëson se në Ksamil e Butrint ka shumë veriorë, tashmë vendas, që dikur «shoku Enver» i sillte për të punuar në sektorin e bujqësisë. Veriorët dhe verioret nuk vilnin vetëm portokaj e limonë, por edhe ndonjë grua a burrë. Deti bën mrekulli – sidomos kur e sheh për herë të parë.
Çfarë mëson njeriu në Sarandë në korrik të vitit 2016? Mëson se në vitet ’80 afër Butrintit ushtarët shqiptarë nuk vranë diversantë francezë, por turistë kureshtarë që nga Korfuzi i dhanë skafit drejt Shqipërisë – për të parë se çfarë ka andej. Dhe gjetën vdekjen.
Çfarë mëson njeriu në Sarandë në korrik të vitit 2016? Mëson se këtu kanë qenë të gjithë – shoku Mehmet, shoku Enver, shoku Hrushçov, shokë e shoqe nga Kina e Kuba, por për shqiptarët e rëndomtë Saranda ishte një lloj zone e ndaluar, së paku përtej hotel Butrintit – pak më tutje çdo udhëtar ballafaqohej me barrierën në rrugë. Lejen për të ecur më tutje e lëshonte partia e krimit dhe djallëzisë.
Komunizmi i versionit shqiptar ishte i tmerrshëm, më i tmerrshmi pas Gulagut të Stalinit. Sot ne qeshim e tallemi me Korenë e Veriut – jo më larg se para një çerekshekulli Shqipëria ishte një lloj Koreje e Veriut në Mesdhe. Por komunizmi shqiptar kishte një të mirë: s’kishte beton. Kur «erdhi demokracia» – ajo erdhi me miliona tonelata beton. Dhe betoni u hodh mbi udhë, në udhë dhe nën udhë. U hodh në male e parqe, në breg të detit dhe përtej bregut të detit, në male dhe në fusha, në ara dhe në vreshta. Parulla ishte kjo: ndërto, pastaj mendo! Dashuria më fatale e shqiptarit është dashuria ndaj betonit. Për fat të keq shumë koka betoni u futën në biznesin e betonit, kupto: ndërtimtarisë.
Por s’duhet stigmatizuar shumë Sarandën. Edhe në vende të tjera – nga Spanja në Turqi – mëkatet arkitektonike, krimet e betonit, shkatërrimet e natyrës janë të pafundme, ndonëse jo aq drastike si në Sarandë. Megjithatë, Spanja e ka dëshmuar: me arkitektë të mirë mund të bësh mrekulli. Pa shikoni sa miliona turistë shkojnë për vizitë në Barcelonë, Bilbao, Velencia…
Por për Sarandën duhet pasur një vizion, një përfytyrim se çfarë duhet bërë me këtë margaritar të bregdetit shqiptar. Për këtë do të ishte mirë të angazhoheshin arkitektë e arkitekte – shqiptarë dhe të huaj. Sepse Saranda mund të shpëtohet… Madje mund të bëhet Marbeilla apo Nica shqiptare.
edhe kur flitet per turizmin titisti,rugovisti,xhaferrdevisti nuk le pa permendur adashin e vet dhe pikerisht sot kur ai po kerkohet jo vetem ng ate vjetrit por dhe te rinjte jo per te ardhur ne pushtet por vete nj egjysem dite sa te vinte qetesine.
nuk I ve faj mEROS qe eshte bere (ose hiqet) si antienverist…kur shikon keto hordhi vampiresh qe nuk ngopen me kocka te vdekurish..
ik o robell ne mal te zi qe po debojne shqiptaret
ik o robell ne maqedoni qe po ti pshurrin maqedonasit shqipot e islamizuar dhe erdoganizuar
ik o robel ne kosove ku 95 perqind eshte nen sundimin e ekonomise serbe dhe miku millsheviqi isa mulla mustafa
pse nuk flet o rombell per pushtimin e shqiperise nga saliserbi por merresh si kanibal akoma me enverin.
shame shame shame
Duket ti Robell paske nostalgji për Titon.A e njeh sado pak historinë o Robell…Përse nuk bën një krahasim të Shqipërisë gati feudale të 44 ..es me atë të 74..ës ,…ku nuk kishte asnje fshat pa driþë elektrike, shkollë, qëndër mjeksore të gjitha falas ….Edhe shumë prej jush që kalonin këtej shkonin në univeritet me një rrogë normale nga shteti Natyrisht spiunët e Titos përfundonin atje ku duhej dhe informacionin na e dërgonin vëllezërit tanë matanë , dhe bënin mirë Sepse përplasja jonë me titistët si puna jote nuk kishte lidhje me komunizmin por me kombin .Mjaft volle vrer sepse helmi do të të kthehet pas druzhe Robelli
Saranda shpetohet vetem kur te rrafshosh gjithcka.
druzhe robell go to hell.
Bella apo BELA ( theksi ne fund tek A-ja), Albania !