Ngjarja e Shënkollit, furtunë shkarkimesh në administratën e burgut

1 Gusht 2016, 14:20Kronika TEMA

Një furtunë e vërtetë shkarkimesh ka përfshirë burgun e Shënkollit, tre ditë pasi i dënuari Flamur Sula humbi jetën në rrethana që janë ende nën hetim nga Prokuroria e Lezhës.

10 efektivë të Policisë së Burgjeve janë shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani, i cili gjatë ditës zhvilloi për këtë çështje një takim me ministrin e Drejtësisë, raporton TCH. Po ashtu, është shkarkuar nga detyra edhe shefja e Sektorit të Çështjeve Sociale, ndërkohë që shefi i Policisë së Burgut Shënkoll u transferua në një burg tjetër.

20 punonjës të tjerë të këtij burgu morën masën e paralajmërimit për shkarkim nga detyra, masa këto që i paralajmëroi gjatë ditës edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili kërkoi procedim disiplinor ndaj punonjësve të këtij burgu. Për shkak se djegia e të dënuarit Flamur Sulaj ndodhi nga një bombël e vogël gazi ndërkohë që në qeli secili nga të dënuarit kishte nga një të tillë, ministri i Drejtësisë kërkoi gjtihashtu rishikim të rregullores që u lejon të dënuarve mbajtjen e sendeve të tilla.

Prokuroria e Lezhës po pyet të dënuarit që kanë qenë dëshmitarë në ngjarje për të saktësuar nëse bëhej fjalë për vetëvrasje apo për një zjarrrënie aksidentale. Për këtë arsye janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë brenda korridoreve të burgut Shënkoll.

1 komente në “Ngjarja e Shënkollit, furtunë shkarkimesh në administratën e burgut”

  1. Emigrant USA says:

    Me sa shoh e lexoj kete idiotin qe kini vene Minister Drejtesie e kini vendosur kot Ben show ne tv dhe ka fjale shume Por me shume ka idiotlleqe dhe prapaskena Cudi nuk me vjen qe Pd nuk e anerimon megjithese skandalet nje ate disaster nuk rreshtin Sa plas nje gje e vetmja gje qe di te beje eshte te shkarkoje me faj ose jo punonjesit Kjo eshte rruge qe duhet ndjekur nje kete rast Pergjesia e tij ku eshte , I jap te drejte atij Ngjeles per kete njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje