Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për ngjarjen në burgun e Shënkollit, ku humbi jetën i burgosuri Flamur Sula dhe u plagosën disa të tjerë.
Ky i fundit i vuri flakën qelisë së tij me bombola gazi, duke gjetur vdekjen. Deri më tani, dyshohet se ka qenë një vetëvrasje e Sulës, i cili ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera ato të zënies mes dy grupeve në ambientet e brendshme të burgut.
“Tani Prokuroria ka një version të qartë mbi ngjarjen. Drejtoria e burgjeve të rishikojë rregulloret. Të rishikohen elementët e sigurisë në burgje.
Të forcohen masat e kontrollit për sigurinë në burgje” , ka thënë ministri Manjani. Ai gjithashtu thotë se do të ketë procedim penal për ata gardianë që nuk e parandaluan dot ngjarjen.
Gjithashtu, Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet e sigurisë në burgje.
Ik mor “Buf” jep doreheqjen se peshku qelbet nga koka….,