Vetting-u/ Zbulohen 10 kundërshtimet e PD, rezerva për rolin e ndërkombëtarëve

3 Gusht 2016, 19:18Politika TEMA

Demokratët nuk bien dakort në të paktën 10 pika me draft/ligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURLAIUS, për rivlersimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ekspertët demokratë kërkojnë detajimin e rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit në proçes dhe përputhjen e tij me amendamentet kushtetuese. Gjithashtu kërkohet rishikimi i rolit të ILDKP dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në proçesin e vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës. Demokratët kërkojnë dhe detajim të proçedurës së përzgjedhjes se anëtarëve të organeve të  rivlerësimit.

Janë 10 çështje që Partia Demokratike kudërshton në ligjin për rivlësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat tashmë ndodhen për reflektim  në tryezën e ekspertëve të nivelit të lartë.

Këto 10 çështje Partia Demokratike i ka argumentuar  në detaj në një material prej 55 faqesh.

Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu,  nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të  rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedure.

Gjthashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

 “Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”.

Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe  Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

“ I gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posacme të vettingut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit”.

Për ekspertët demokratë, ligji i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka paqartësi për rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin.

Sipas PD, proçesi i rivlerësimit duhet të përmbushë standardet për një proçes të rregullt ligjor, duke mbajtur në konsideratë konstatimet e Komisionit të Venecias, ndërsa argumentohet se projektligji  nuk detajon listën e plotë të komponentëve që përfshin vlerësimi profesional.

Periudha e vlerësimit profesional duhet të garantojë mos ndërhyrjen e organeve të vettingut në vendimmarrjen konkrete për çështje që kanë në dorë gjyqtarët apo prokurorët./ Oranews

3 komente në “Vetting-u/ Zbulohen 10 kundërshtimet e PD, rezerva për rolin e ndërkombëtarëve”

  1. DETARI @ says:

    saaaaaaa gjyyyynafffffff…………………….keta te menderosurit…..keta fitimtaret …..keta qe e duan shuuuuuuume atdheun keta qe duan veeeeeetem drejtesi dhe i duan …nderkombetaret—————————–por nuk duan nderkombetaret keta te mjere !!!!!!!!

    qeni qep te haje ,ligjet do te miratohen me 100 vota dhe keta nji ore e me pare te shfarosen nga faqja e dheut ,dhe te dorezojne djersen e vjedhur te popullit ne keto 25 vjete !

    NUK KANE PARE GJE AKOMA !

  2. Endri says:

    EHHHH SA FRIKE E MADHE NE HORIZONT.
    Mjere PD ku ka arrit, ne vend qe te ishin te paret per ta permbyllur qe te hetohet sa me shpejt qeveria keta I bien fyellit me paturpesi.
    E KUPTOJM LUL QE TI DHE BERISHA KENI FRIKE POR LERE SE NUK E NDALON DOT TI KTE PUNE. AS TI NUK E DON AS META NUK E DON VETEM RAMA BEN SIKUR E DON POR DHE AI NUK E DON.
    THJESHTE LOZNI PAS KUINTAVE DHE QESHNI SE SI PO JA FUSNI KETIJ POPULLI DHE A KA USHQIM TE MJAFTUESHEM POPULLI NEPER KAFENE PER TE ZGJIDHUR FJALEKRYQIN QE I SERVIR QEVERIA DHE OPOZITA.
    QESH MIRE KUSH QESH I FUNDIT

  3. Patatja says:

    Problemi me i madh ne Shqiperi eshte qe dalin e flasin lloj lloj kllufash si ky Detari qe nuk kuptojne asgje nga ligjet dhe reformat. Mire e ka thene ai dikushi qe opinionet Jane si vrima e bythes, cdo njeri e ka nje te tille, por te pakten mos e nxirr ne publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje