Gjykata Kushtetuese e quan shkelje ligjore vendimin e Presidentit Bujar Nishani, për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, pa hyrë në fuqi vendimi i saj për Shukri Xhelilin.
Burime pranë kësaj gjykate thanë për Shqiptarja.com se vendimet marrin vlerë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, publikimi i vendimeve në faqen zyrtare nuk merr karakter ligjor, por janë thjesht informuese.
“Vendimet marrin vlerë vetëm pasi botohen në fletoren zyrtare. Vendimet online e shkresat për institucionet, janë thjesht informuese” thanë burime pranë Gjykatës Kushtetuese.
Jo more, keshtu thoni Ju ëëë……. Paska bere shkelje presidenti? Jo more, keshtu thoni ju ëë……….. PO Partia e presidentit c’fare thote? He,mo, c’fare thote ? E degjuate apo se degjuate……..? Ajo thote se presidenti nuk ka gabuar,pasi ashu i tham ne. E mbi te gjitha ashtu i tha punedhenesi yne I madhi i te medhenjeve ne PD Sali Berisha…. Ja keshtu.! Dilni e thoni se u shprehem gabim.!