Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Velipojë, ku nga rënia në kanal e një makine humbën jetën 4 të rinj, mes tyre edhe një femër.
Por në media u raportua se Artenisa Perej ishte e fejuara e Besmir Kolës, i cili do të martohej në 14 gusht të kësaj vere.
Ndërkohë që në redaksinë e “Gazeta Express”, kanë mbërritur disa informacione nga të afërm të Besmir Kolës ku sqarojnë se vajza që u gjet e mbytur në makinë në fakt ishte këngëtare që këndonte në lokalet e Kolës që kishte marrë me qera për sezonin e verës.
Sipas burimeve mësohet se e fejuara e Besmir Kolës, Jona është gjallë, e cila për fat të keq është duke përcjellë për në banesën e fundit Besmirin. Pikërisht në foton e publikuar pak minuta më parë në të gjitha mediat, vajza bjonde që ndodhet përkrah Besmirit, është e fejuara e tij dhe është gjallë.
Nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën edhe dy italianë, miq të shqiptarëve të cilët kishin ardhur me pushime dhe për dasmën e mikut të tyre.
po kjo 21 vjece,fejohet me 39 vjecarin!!!!PER PARE A PER CFARE?
Po pse or tarrallak, ketu po martohen burra me burra e s’po thote gje njeri. E dyta a e ke provuar ti te ta mbertheje ndonje 39-40 vjecar??? Ja ku po ta them une, po nuk te dolen kokerdhoket e syve venit, pastaj ankohu.
Ngushellime familjarve shqiptar e italiane.Nuk eshte momenti per te tilla diskutime megjithate Kastriot si ke mbiemrin ashtu qenke po ku ka tani vajza qe te fejohen me moshataret?Statistikat qe meshkujt jane 5-6 vjec me te medhej se vajzat.
mi hani kollodokun
Ben pershtypje qe me 2016 nuk kemi shtet , por ne rradhe te pare ne nuk jemi normal! Shoh gjithfare komentesh ne shume portale, te gjitha si shkrimi i gazetarit si I komentuesve pa lidhje! Askush nuk merret me ujkun por me gjurmet! Ka dhjetera vjet qe rruget tona kane sjelle qindra te vdekur, kryesisht emigrante. Rruge pa asnje sinkalistike, hapet gropa ne mes te rruges dhe naten perfundon brenda! Njerezve iu merret jeta ne situatat me abdurde, dhe HESHTJE, mafia shteterore vjedh 200 miljon euro te rruga milot kukes, duke sjell dhe nje rruge jo cilesore e duke rrezikuar jete e prape HESHTJE ! Njerezve iu grabitet prona apo nuk ju njihet e prape HESHTJE . Pse nuk bejme me mire komente se si te zevendesojme shqiponjen ne Flamur me nje dele apo ti nderrojme emrin vendit ne Albanistan, apo zevendesimin e himnit me kengen “30 ditet e Ramazanit”?! Fajin per 4 viktimat e ka firma qe punon ne rruge, komisariati Shkoder e Ministria e Transportit! Kerkoni arrestimin e pergjegjesve e mos u merrni me komente boshe!