Zgjedhjet vendore për Bashkinë e Peshkopisë do të zhvillohen më 11 shtator. Kjo është data e vendosur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për t’u rikthyer në detyrë.
Qeveria e shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Dibrës në muajin maj, pas publikimit të një videoje, ku ai shikohej dhe dëgjohej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.
Gjykata pranoi argumentin e qeverisë se materiali filmik ishte një provë e mjaftueshme që ajo të vendoste se Shukri Xhelili kishte cënuar rëndë figurën e zyrtarit dhe besimin tek insitucionet.
Zgjedhjet në këtë bashki priten me interes dhe shihen si test për maxhorancën për faktin se përkojnë me një periudhë të ndezur politike dhe mosmarrëveshjeve për reformën në drejtësi brenda koalicionit qeverisës.
A e di ky Nishani qe vendimi i gjykates kushtetuese ska hyr ende ne fuqi sepse nuk eshte arsyetuar dhe nuk eshte botuar ne fletoren zyrtare?? Kushtetuta thot qe vendimi i Kushtetueses hyn ne fuqi kur botohet ne fletoren zyrtare. Cbehet ne kete vend ku jane cmendur te gjithe qe nga Presidenti…?????